Të nderuar, më datë 16.05.2024, ora 11:00, në sallën “Silvana Pedrollo” të Universitetit Politeknik të Tiranës, organizohet promovimi i “Harta e Vulnerabilitetit të Ujërave Nëntokësorë të Shqipërisë”, ndërtuar nga një grup kërkimor i Fakultetit të Gjeologjisë dhe Minierave të Universitetit Politeknik të Tiranës në bashkëpunim me kërkues të Shërbimit Gjeologjik Shqiptar, Universitetit Bujqësor të Tiranës dhe Universiteti për Biznes dhe Teknologji i Prishtinës.