Inxhinieria e Burimeve të Energjisë

Departamenti i Burimeve të Energjisë (DBE) është themeluar në vitin 1962, si Katedra e Shpim-Prodhimit të Naftës. Në vitin 1987, me qëllim ndjekjen më nga afër të zhvillimeve që kishin ndodhur në industrinë nxjerrëse të naftës dhe gazit dhe përshtatjen e plotë me sektorin industrial ajo u nda në dy katedra, respektivisht Katedra e Shpimit dhe Katedra e Prodhimit.

Pas ndryshimeve të mëdha politike të vitit 1990, goditjes që mori sektori i shpimit të puseve dhe shfrytëzimit të vendburimeve hidrokarbure (atyre ekzistuese dhe kërkim-zbulimit të vendburimeve të reja), jo thjesht dhe vetëm për tu përshtatur me tregun, por me synim kryesor krijimin e mundësive më të mëdha për student, dy katedrat u bashkuan në vitin 1994 në një departament të vetëm të quajtur “Departamenti i Burimeve të Energjisë”.

DBE aktualisht është i përbërë nga 15 vetë, respektivisht 12 anëtarë të Personelit Akademik Efektiv (PAE) dhe 3 anëtarë të Personelit Ndihmës Akademik. Për të administruar më mirë procesin didaktik dhe punën kërkimore shkencore, DBE është organizuar në Grupet Mësimore-Kërkimore si vijon:

Grupi Mësimor-Kërkimor i Inxhinierisë së Naftës dhe Gazit: 

  1. M.Sc. (ME) Bardhosh Seitaj;
  2. Prof.Dr. Riza Aleti;
  3. Prof.Dr. Sotir Tego
  4. Dr. Dulian Zeqiraj;
  5. M. Sc. Drilona Sauli;
  6. M. Sc. Lorina Liçi;
  7. Lab. Luljeta Jorgji;
  8. Lab. Benteada Shurdi.

Grupi Mësimor-Kërkimor i Menaxhimit të Burimeve të Energjisë:

  1. M.Sc. (ME) Nevina Koja;
  2. Prof.Dr. Bashkim Çela;
  3. Prof.Dr. Spiro Thodhorjani;
  4. Prof.Dr. Nevton Kodhelaj;
  5. M.Sc. (ME) Esmeralda Zeqo;
  6. M. Sc. (ME) Shkëlqim Bozgo;
  7. Lab. Sonata Pregja.