Departamenti
i Shkencave
të Tokës.
Një traditë akademike gati 60-vjeçare, e ndërtuar mbi gjeologjinë, gjeofizikën, mineralogjinë, gjeokiminë, petrografinë, paleontologjinë dhe tektonikën.
Njihuni me departamentin
Një histori
e ndërtuar
në Tokë.
Departamenti i Shkencave të Tokës përbën nga ana organizative një vijim dhe njëkohësisht integrim të përvojës gati 60 vjeçare kërkimore–mësimore të stafeve akademike të ish-katedrave të Mineralogji-Petrografi-Gjeokimisë, Paleontologji-Tektonikë-Gjeologji e Shqipërisë dhe Gjeofizikës.
Stafi akademik i Departamentit mbështet në masën rreth 70% mësimdhënien në diplomën Bachelor në Inxhinieri Gjeologjike si dhe mësimdhënien në disiplinat përkatëse në gjithë diplomat Bachelor e Master të Fakultetit të Gjeologjisë dhe të Minierave.
Niveli i lartë i kualifikimit shkencor, shkalla e specializimit dhe bashkëpunimet e stafit akademik me kolegë të universiteteve analoge, janë mëshiruar në numrin dhe nivelin e botimeve shkencore brenda dhe jashtë vendit, pjesëmarrjeve aktive në evenimente shkencore brenda dhe jashtë vendit, drejtimin dhe/ose pjesëmarrjen në projekte kërkimore.
Të kuptosh
strukturën
e Tokës.
Niveli i lartë i kualifikimit shkencor, shkalla e specializimit dhe bashkëpunimet me universitete analoge mbështesin një veprimtari kërkimore të integruar.
Prof. Asoc. Dr.
Ana Fociro
Njerëzit
pas
shkencës.
Stafi akademik i Departamentit përfaqëson ekspertizë të specializuar në fushat e gjeologjisë regjionale, gjeofizikës, mineralogjisë, gjeokimisë dhe petrografisë.
GMK e Gjeologjisë Regjionale dhe Gjeofizikës
GMK Mineralogji – Gjeokimi – Petrografi
Programet
e studimit.
Departamenti administron 4 diploma: dy Bachelor dhe dy Master (Profesional dhe Shkencor).