Rreth Nesh

Fakulteti i Gjeologjisë dhe i Minierave është e para dhe e vetmja shkollë e lartë në Shqipëri për përgatitjen e specialistëve në fushat e Gjeoshkencave, të Inxhinierisë së Minierave dhe Inxhinierisë së Naftës dhe Gazit.


Programi i Studimit Bachelor

Fakulteti i Gjeologjisë dhe i Minierave ofron programet e studimit në nivel “Bachelor”.

  • Inxhinieri Gjeologjike
  • Inxhinieri e Burimeve Minerare
  • Inxhinieri e Naftës dhe Gazit
  • Inxhinieri e Gjeoinformatike
  • Inxhinieri Gjeomjedisi

Programet e Studimit Master

Fakulteti i Gjeologjisë dhe i Minierave ofron programet e studimit në nivel “Master”.

  • DIPLOMË NË MASTER PROFESIONAL
  • Inxhinieri Gjeologjike
  • Inxhinieri Gjeomjedisi
  • Gjeomatikë
  • Inxhinieri Minerare
  • Pasurimi i Mineraleve dhe Riciklimi i Mbetjeve
  • Inxhinieri e Naftës dhe Gazit
  • Gjeologji Inxhinierike dhe Hidrogjeologji
  • Vendburimet e Mineraleve të Dobishme-Petrologji
  • Gjeologji e Vendburimeve Hidrokarbure
  • Inxhinieri e Gjeoinformatike

  • DIPLOMË NË MASTER SHKENCOR
  • Inxhinieri Gjeomjedisi
  • Inxhinieri Minerare dhe Markshajderi
  • Pasurim i Mineraleve dhe Riciklimi i Mbetjeve
  • Inxhinieri e Naftës dhe Gazit
  • Gjeologji Inxhinierike dhe Hidrogjeologji
  • Vendburimet e Mineraleve të Dobishme-Petrologji
  • Gjeologji e Vendburimeve Hidrokarbure
  • Gjeoinformatikë

Programi i Studimit Doktoraturë

SHKOLLA E DOKTORATURËS

  • Gjeologjia dhe Mjedisi
  • Inxhinieri e Burimeve Minerare
  • Inxhinieri e Naftës dhe e Gazit

Master Shkencor në Inxhinieri Gjeomjedisi është diplomë e dyfshtë, në bashkëpunim me Universitetin e Firences, Itali


BURSA STUDIMI ME PROGRAMIN ERASMUS+

  1. University of Siegen, Gjermani
  2. The Ecole Spéciale des Travaux Publics, du Bâtiment et de l΄Industrie, France.
  3. University of Science and Technology, Poloni.
  4. Riga Technical University, Letoni.
  5. Universitetin Politeknik të Barit, në Itali.
  6. Universitetin Politeknik të Torinos, në Itali.
  7. Usak University, Turqi.
  8. University of Zagreb, Kroaci.

BURSA STUDIMI

  • Studentët me mesatare 9 – 10 nuk paguajnë tarifën e shkollimit dhe trajtohen me bursë 10’000 lekë në muaj.
  • Studentët e familjeve në nevojë përjashtohen nga pagesa e tarifës së shkollimit dhe trajtohen me bursë 10’000 lekë në muaj.
  • Studentët me prindër invalidë përjashtohen nga tarifa e shkollimit

MUNDËSI PUNËSIMI


• Shoqëritë private të shfrytëzimit të karrierave dhe mineraleve të tjera të dobishme, kompanitë private të industrisë së naftës, gazit dhe ujit.
• Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore. Shërbimi Gjeologjik Shqiptar. Insituti i Gjeoshkencave.
• Institucionet dhe kompanitë private të shfrytëzimit të burimeve minerare, të studimit të infrastrukturës, kompanitë private për zhvillimin e turizmit
• Institucionet e mjedisit, prefekturat, bashkitë dhe qarqet për problemet e mbrojtjes së mjedisit nga rreziqet natyrore.
• Agjensia Shtetërore e Kadastrës, entet për shfrytëzimin dhe menaxhimin e burimeve natyrore, entet për menaxhimin e territorit etj.


MUNDËSI LICENCIMI


• Licencim në fushën e Mjedisit dhe Gjeomjedisit.
• Licencimi i Veprimtarisë Studimore-Projektuese në Veprimtarinë Minerare.
• Licencimi profesional në fushën e studimit e të projektimit në ndërtim dhe mbikëqyrjes e kolaudimit të punimeve të zbatimit në ndërtim.
• Licencimi në fushën e hidrokarbureve.