Inxhinieria e Burimeve Minerare

Departamenti i Inxhinierisë së Burimeve Minerare (DIBM)

MISIONI

DIBM, në kuadër të FGJM, bazohet në, seriozitetin, transparencën, inovacionin, bashkëpunimin, transferimin e njohurive në fushën e shkencës dhe të edukimit për të:

  • dhënë arsim me cilësi të lartë;
  • krijuar mundësitë të transmetojë, të zhvillojë e të mbrojë dijet me anën e mësimdhënies, kërkimit shkencor dhe shërbimeve;
  • formuar specialistë të lartë dhe të përgatisë shkencëtarë të rinj;
  • dhënë dhe krijuar mundësi për shkëmbimin e njohurive brenda vendit e me gjerë;
  • përhapur njohuri e rritur dijet duke promovuar vlerat shkencore e kulturën e punës;
  • kontribuar në rritjen e standardeve të demokracisë e të qytetërimit të shoqërisë dhe në përgatitjen e të rinjve për një shoqëri të tillë;
  • ofruar mundësi për të përfituar nga arsimi i lartë gjatë gjithë jetës;
  • si dhe të modelojë një kulturë të gjithë përfshirjes, qe të ndihmojë zhvillimin ekonomik në nivel kombëtar.