NJOFTIM – APLIKIMET DHE REGJISTRIMET NË PROGRAMET E STUDIMIT MASTER

  

Fakulteti i Gjeologjisë dhe Minierave, për vitin akademik 2024-2025, ofron programet e studimit të ciklit të dytë, me kuotat përkatëse si më poshtë:

  1. MASTER I SHKENCAVE
  2. Në Inxhinieri Gjeologjike, me profile:                                       KUOTA

Gjeoinformatikë                                                                          25

  • Në Inxhinieri e Burimeve Minerare, me profile:

Inxhinieri Minerare dhe Markshajderi                                         15

  • Në Inxhinieri e Naftës dhe Gazit                                      15
  • Në Inxhinieri e Gjeomjedisit                                            16
  1. MASTER PROFESIONAL
  1. Në Inxhinieri Gjeologjike, me profile:

Gjeoinformatikë                                                                          23

Gjeologji e Vendburimeve të Hidrokarbureve                             23

Gjeologji Inxhinierike dhe Hidrogjeologji                                   23

Vendburimet e Mineraleve të Dobishme-Petrologji                     23

  • Në Inxhinieria e Burimeve Minerare, me profile:

Gjeomatikë                                                                                  23

Pasurimi i Mineraleve dhe Riciklimi i Mbetjeve                          20

Inxhinieri Minerare                                                                      20

  • Në Inxhinierinë e Naftës dhe Gazit                                  20
  • Në Inxhinieri Gjeomjedisi                                                25

Kanë të drejtë të aplikojnë për MASTER kandidatët që (Udhëzimi i MAS nr. 12, datë 30.06.2023, “Për procedurat e aplikimit dhe të regjistrimit në programet e ciklit të parë të studimeve, në programet e studimeve me karakter profesional, si dhe në programet e integruara të ciklit të dytë, në institucionet e arsimit të lartë”, kreu VII, pika 9):

  1. Kanë përfunduar me sukses studimet dhe janë pajisur me diplomën përkatëse në një program të ciklit të parë, i cili rezulton i licencuar në momentin e regjistrimit të studentit dhe akredituar në momentin e diplomimit të studentit, ose;
  2. Janë diplomuar jashtë vendit në një program studimi të ciklit të parë, të akredituar, (Në rast pranimi kandidati është i detyruar të kryejë njësimin e diplomës pranë QSHA-së).
  1. KRITERET PËR MASTER SHKENCOR:
  2. Në Programet e studimit Master i Shkencave regjistrohen kandidatët që plotësojnë kriterin e notës mesatare e ciklit të parë të studimeve e cila propozohet çdo vit nga departamentet përkatëse dhe miratohet nga dekani i fakultetit mbi bazën e numrit të studentëve aplikantë dhe rezultateve të arritura prej tyre.
  3. Dëshmia e mbrojtjes së gjuhës së huaj (anglisht, frëngjisht, gjermanisht, italisht, spanjisht), në nivelin B1 (dorëzimi i dëshmisë para sesionit të mbrojtjes së diplomave).
  4. Numri i kuotave të ofruara dhe plotësimi i tyre sipas parimit “meritë-preferencë”;
  5. Plotësimi i numrit minimal, 10 (dhjetë) studentë, si kusht për hapjen e programit përkatës të studimit;
  6. Vazhdimësia e të njëjtit program studimi të ciklit të parë edhe në ciklin e dytë të studimeve, përbën përparësi.
  7. Preferenca e studentit (1, 2), për diplomën e zgjedhur dhe momenti i aplikimit nuk përbëjnë përparësi.
  1. KRITERET PËR MASTER PROFESIONAL:
  2. Numri i kuotave të ofruara dhe plotësimi i tyre, sipas parimit “merit-preferencë”;
  3. Plotësimi i numrit minimal, 10 (dhjetë) studentë, si kusht për hapjen e programit përkatës të studimit;
  4. Vazhdimësia e të njëjtit program studimi të ciklit të parë edhe në ciklin e dytë të studimeve, përbën përparësi.
  5. Preferenca e studentit (1, 2), për diplomën e zgjedhur dhe momenti i aplikimit nuk përbëjnë përparësi.

DOKUMENTACIONI I NEVOJSHËM PËR REGJISTRIM:

  1. Kandidati paraqitet personalisht ose nëpërmjet personit të autorizuar prej tij dhe dorëzon në Sekretarinë Mësimore të Fakultetit, dokumentacionin e mëposhtëm:
  2. Diplomën dhe listën e notave/suplementin e diplomës, ose fotokopje të saj të njësuar me origjinalin, të ciklit të parë të studimeve të përfunduar në Republikën e Shqipërisë. Diplomën e ciklit të parë të studimeve të përfunduar jashtë vendit, të shoqëruar me fotokopje të diplomës të njësuar me origjinalin, ose, në mungesë të saj, të një dokumenti tjetër zyrtar mbi bazën e të cilit është kryer njësimi në Republikën e Shqipërisë, të lëshuar në vendin ku ka kryer studimet, që i lejon regjistrimin dhe vazhdimin e studimeve universitare të ciklit të dytë. Kandidatët që nuk e kanë përfunduar procesin e njohjes dhe njehsimit të diplomave, paraqesin vërtetimin që kanë aplikuar pranë QSHA-së për njohje dhe njehsim;
  3. Diplomën e Matures Shtetërore së bashku me certifìkatën e notave ose fotokopje të tyre të njësuar me origjinalin, e konfìrmuar nga institucioni përkatës arsimor vendor, përgjegjës për arsimin parauniversitar (DRAP/ZVAP). Kandidatët që kanë përfunduar shkollën e mesme përpara hyrjes në fuqi të vendimit nr.876, datë 3.11.2010, të Këshillit të Ministrave, “Për disa ndryshime në vendimin nr. 78, datë 8.2.2006, të Këshillit të Ministrave, “Për krijimin e Maturës Shtetërore dhe pranimin në shkollat e larta publike”, i ndryshuar, paraqesin Dëftesën e Pjekurisë (origjinal ose fotokopje të saj, të njësuar me origjinalin), të konfìrmuar nga institucioni përkatës arsimor vendor;
  4. Formularin e aplikimit dhe deklaratën përkatëse (gjenden në Sekretarinë e Fakultetit);
  5. Fotokopjen e dokumentit të identifìkimit (ID ose pasaportë).
  6. Dy fotografì personale.
  7. Dëshmia e gjuhës së huaj, vetëm për aplikantët për Master Shkencor.

KALENDARI I APLIKIMIT DHE REGJISTRIMIT DO TË JETË SI MË POSHTË

  1. Aplikimi pranë Sekretarisë Mësimore të Fakultetit deri në 04.10.2024;
  2. Shpallja e listave të aplikantëve brenda datës 07.10.2024;
  3. Shqyrtimi i aplikimeve dhe renditja e tyre nga Komisionet ad hoc, të ngritur pranë Departamenteve përkatëse 10.10.2024;
  4. Shpallja e listës së renditur të fituesve 11.10.2024;
  5. Ankimimi i anakimimeve: dy ditë kalenderike pune, pas shpalljes, 14.10.2024 shqyrtimi i anakimimeve;
  6. Shpallja e listave përfundimtare 15.10.2024;
  7. Regjistrimi i kandidatëve fitues, pranë Sekretarisë Mësimore të Fakultetit. 16÷20.10.2024
  8. Shpallja e listës emërore të kandidatëve të regjistruar brenda datës  27.10.2024;
  9. Dërgimi në QSHA i listës së studentëve të regjistruar (format elektronik dhe letër), për pajisje me numër matrikullimi.

          Deri më 20.12.2024.

DEKANATI