Përshëndetje të dashur studentë!
Nëpermjet këtij postimi duam t’ju japim një informacion të rëndësishëm mbi platformën e punësimit online GRADUA.
Ju informojmë se Projekti GRADUA (https://gradua.rash.al/), në të cilin Universiteti Politeknik i Tiranës është institucion partner, ka filluar tashmë të tregojë ecurinë e tij pozitive sa i përket avancimit të të diplomuarve shqiptarë.
Vendet e para të punës kanë nisur të konfirmojnë efikasitetin e kësaj platforme.
Në fund të vitit akademik, përpara diplomimit tuaj, nevojitet vëmendje e shtuar për të ardhmen e punësimit tuaj.
Realizoni vetëm 3 hapa pasi të vizitoni adresën:
https://gradua.rash.al/stud/registration/Default.aspx?codePla=1&lang=sq
dhe ju do të pajiseni me një CV të formatit Europass, aq shumë e kërkuar, e kompletuar me të gjitha informacionet e nevojshme për të tërhequr Punëdhënësit potencialë.
Hapi 1: Regjistrohuni duke vendosur Universitetin ku studioni, Fakultetin dhe nivelin e studimeve, Bachelor apo Master. Plotësoni të dhënat tuaja dhe pajisuni nga platforma GRADUA me kredencialet e aksesit në zonën e rezervuar të saj.
Hapi 2: Kyçuni në platformën GRADUA me kredencialet tuaja personale të aksesit dhe plotësoni Pyetësorin, i cili shërben për gjenerimin e CV-së suaj.
Hapi 3: Printoni CV-në tuaj të gjeneruar nga platforma GRADUA dhe nisni të shfletoni ofertat e punës të shfaqura brenda saj, ku do të mund edhe të kryeni aplikime.
Pasi të bëni regjistrimin në platformën Gradua Registration dhe mbas plotësimit të pyetësorit, ju lutemi të dërgoni e-mail me tekst KONFIRMOJ REGJISTRIMIN ( emër – mbiemër) në adresën : zyraekarrieres@upt.al
Për çdo pyetje ju lutemi të na kontaktoni!
SHËNIM: Kliko këtu ==>>>> Manual Udhëzime për studentët mbi mënyrën e regjistrimit në platformë.
SUKSESE!