Informacion mbi programin B4Students

B4Students ka si synim të ofrojë mbështetje në zhvillimin profesional të studentëve, projektet e tyre sociale, si dhe idetë për biznes.

Programi është ndërtuar në 4 komponentë kryesorë, bazuar tek nevojat dhe pritshmëritë e konstatuara nga vetë studentët:

a.    Sipërmarrje – Ky komponent përmban dy elementë: Konkursin e Ideve të Biznesit, si dhe Sfidën e Biznesit. Studentët me ide për sipërmarrje kanë mundësinë të përfitojnë grant deri në 5 mijë euro, kreditim preferencial, këshillim e partneritet, si mbështetje për nisjen e biznesit.

Ndërsa në Konkursin e Sfidës së Biznesit, studentët e interesuar ftohen të analizojnë një problem real biznesi të kompanive partnere me B4Students dhe të sugjerojnë strategji për zgjidhjen e problemit. Fituesit përfitojnë shpërblim monetar, abonim falas në kurs trajnimi online, si dhe mundësi praktike në profil.

b.    Klubet Sociale –Studentët ftohen të propozojnë ide përprojekte sociale që përmbushin pasionin dhe interesat e tyre dhe kanë ndikim pozitiv në komunitet, dhe të sigurojnë mbështetje financiare, në funksion të realizimit të projektit.  

c.     Praktika Profesionale & Punësimi – Studentët kanë mundësi të garojnë për t’u përfshirë në praktika 3 mujore, të mirëstrukturuara, pranë shoqërive të Grupit BALFIN, sipas interesit të tyre profesional. Në përfundim të praktikës, studentët do të vlerësohen për punësim bazuar në performancë.

d.    Fuqizimi i universiteteve –Ky komponent i dedikohet Institucioneve të Arsimit të Lartë Publik dhe ka si qëllim të mundësojë investime të reja infrastukturore, sipas nevojave dhe që përmirësojnë kushtet që i ofrohen studentëve.

Aktivitetet e secilit prej 3 komponentëve të B4Students (pika a, b dhe c) nuk mbivendosen në kohë me njëri-tjetrin. Kjo i krijon mundësinë studentëve të zgjedhin më shumë se një prej tyre, sipas dëshirës.

Qëllimi ynë është të kontribuojmë tek studentët që kanë ide, iniciativë dhe kurajo të ndërtojnë një të ardhme më të mirë për vendin, komunitetin dhe veten e tyre.

Informacion më i detajuar rreth secilit prej komponentëve të programit jepet në website www.B4Students.com dhemedia sociale (InstagramFacebookLinkedin😉

Studentët mund të regjistrohen online në linkun (kliko këtu).