Aplikimet dhe Regjistrimet në Programet e Studimit Master
Fakulteti i Gjeologjisë dhe Minierave, për vitin akademik 2026–2027, ofron programet e studimit të ciklit të dytë, me kuotat përkatëse bashkëlidhur këtij njoftimi.
Kanë të drejtë të aplikojnë për programet e studimit Master kandidatët që plotësojnë kriteret e përcaktuara në Udhëzimin e MAS nr. 12, datë 30.06.2023, “Për procedurat e aplikimit dhe të regjistrimit në programet e ciklit të parë të studimeve, në programet e studimeve me karakter profesional, si dhe në programet e integruara të ciklit të dytë, në institucionet e arsimit të lartë”, Kreu VII, pika 9.
- Kanë përfunduar me sukses studimet dhe janë pajisur me diplomën përkatëse në një program të ciklit të parë, i cili rezulton i licencuar në momentin e regjistrimit të studentit dhe i akredituar në momentin e diplomimit të studentit.
- Janë diplomuar jashtë vendit në një program studimi të ciklit të parë, të akredituar. Në rast pranimi, kandidati është i detyruar të kryejë njësimin e diplomës pranë QSHA-së.