Fakulteti i Gjeologjisë dhe i Minierave shpall kriteret për përzgjedhjen e pedagogëve të ftuar (personel akademik me kohë të pjesshme) për vitin akademik 2026 – 2027, Sipas Departamenteve.
- DEPARTAMENTI I INXHINIERISË SË BURIMEVE MINERARE.
KRITERET
a. 1 (një) personel akademik me kohë të pjesshme në diplomën Bachelor në Inxhinieri e Burimeve Minerare, për lëndën Etikë Komunikimi.
Kandidati për këtë pozicion duhet:
- Të ketë mbaruar Fakultetin e Shkencave Sociale/Shkencave Filologjike me notë mesatare mbi 7.5;
- Të ketë specializim apo kualifikim në fushën e Etikës së Komunikimit/Shkencave Filologjike;
- Të ketë eksperiencë pune së paku 2–3 vjeçare në fushën e Shkencave Sociale/Shkencave Filologjike;
- Është e preferueshme eksperienca në mësimdhënie;
- T’i përgjigjet me prioritet nevojave të mësimdhënies së Departamentit;
- Grada shkencore/Titulli akademik përbën prioritet (në këtë rast mesatarja nuk merret parasysh).
b. 1 (një) personel akademik me kohë të pjesshme pranë Grupit mësimor kërkimor Inxhinieri miniere dhe Pasurim i mineraleve dhe mbetjeve për fushën e inxhinierisë së minierave.
Kandidati për këtë pozicion duhet:
- Të ketë mbaruar studimet e larta në Fakultetin e Gjeologjisë dhe të Minierave, sistemi pesëvjeçar në degën Inxhinier Miniere, Master Shkencor në Gjeoinxhinieri, Inxhinieri Miniere ose në fushën e inxhinierisë së minierave në universitete jashtë vendit;
- Të jetë specialist i afirmuar në fushën e minierave në përgjithësi;
- Të ketë notë mesatare mbi 7.5;
- Grada shkencore përbën përparësi (në këtë rast mesatarja nuk merret parasysh).
c. 1 (një) personel akademik me kohë të pjesshme pranë Grupit mësimor kërkimor Inxhinieri miniere dhe Pasurim i mineraleve dhe mbetjeve për fushën e shfrytëzimit në minierë.
Kandidati për këtë pozicion duhet:
- Të ketë mbaruar studimet e larta në Fakultetin e Gjeologjisë dhe të Minierave, sistemi pesëvjeçar në degën Inxhinier Miniere, Master Shkencor në Gjeoinxhinieri ose në fushën e inxhinierisë së minierave në universitete jashtë vendit;
- Të jetë specialist i afirmuar në fushën e minierave në përgjithësi dhe në fushën e shfrytëzimit në sipërfaqe të vendburimeve të mineraleve në veçanti;
- Të ketë notë mesatare mbi 7.5;
- Grada shkencore përbën përparësi (në këtë rast mesatarja nuk merret parasysh).
d. 2 (dy) personel akademik me kohë të pjesshme pranë Grupit mësimor kërkimor Inxhinieri miniere dhe Pasurim i mineraleve dhe mbetjeve për fushën e mekanikës së shkëmbinjve.
Kandidati për këtë pozicion duhet:
- Të ketë mbaruar studimet e larta në Fakultetin e Gjeologjisë dhe të Minierave, sistemi pesëvjeçar në degën Inxhinier Miniere, Master i Shkencave në Gjeoinxhinieri ose në fushën e inxhinierisë në UPT ose në universitete jashtë vendit;
- Të jetë specialist i afirmuar në fushën e inxhinierisë së minierave, ndërtimit në përgjithësi dhe mekanikës së shkëmbinjve në veçanti;
- Të ketë notë mesatare mbi 7.5;
- Ndjekja e studimeve të Doktoratës në këtë fushë përbën përparësi;
- Grada shkencore, përvoja në punë në fushën e inxhinierisë së minierave/mekanikës së shkëmbinjve dhe botimet shkencore në këtë fushë përbëjnë përparësi (në këtë rast mesatarja nuk merret parasysh).
e. 1 (një) personel akademik me kohë të pjesshme pranë Grupit mësimor kërkimor Inxhinieri miniere dhe Pasurim i mineraleve dhe mbetjeve në fushën e Përpunimit të mineraleve dhe të riciklimit të mbetjeve.
Kandidati për këtë pozicion duhet:
- Të ketë mbaruar studimet e larta në Fakultetin e Gjeologjisë dhe Minierave, Fakultetin e Shkencave të Natyrës në UT ose Universitete të Huaja, sistemi pesëvjeçar ose Master Shkencor në fushën e Përpunimit të mineraleve dhe mbetjeve;
- Të jetë specialist i afirmuar në fushën e Pasurimit të mineraleve;
- Të ketë notë mesatare mbi 7.5;
- Grada shkencore/Titulli, përvoja në punë në fushën e pasurimit të mineraleve dhe botimet shkencore në këtë fushë përbëjnë përparësi (në këtë rast mesatarja nuk merret parasysh);
- Të ketë përvojë mbi 5 vjet në mësimdhënie.
f. 1 (një) personel akademik me kohë të pjesshme pranë Grupit mësimor Gjeomatika të specializuar në fushën e Matjeve në Miniera.
Kandidatët për këtë pozicion duhet:
- Të ketë mbaruar studimet e larta në Fakultetin e Gjeologjisë dhe Minierave ose në Universitete të Huaja, sistemi pesëvjeçar ose Master Shkencor në fushën e Gjeomatikës/Gjeoinxhinierisë;
- Të jetë specialist i afirmuar në fushën e Gjeomatikës në përgjithësi dhe në atë të matjeve në miniera në veçanti;
- Të ketë notë mesatare mbi 7.5;
- Grada shkencore/Titulli, përvoja në punë në fushën e gjeomatikës dhe botimet shkencore në këtë fushë përbëjnë përparësi (në këtë rast mesatarja nuk merret parasysh);
- Të ketë përvojë mbi 5 vjet në mësimdhënie.
Shkalla e angazhimit të personel akademik me kohë të pjesshme do të varet nga hapja e profileve të Diplomave Master Profesional dhe Master Shkencor.
2. DEPARTAMENTI I SHKENCAVE TE TOKES
1. Pedagog i ftuar në lëndën “Gjeologji Strukturore”
- Programet e studimit: Bachelor në Inxhinieri Gjeologjike dhe Bachelor në Inxhinieri Gjeoinformatike.
- Kriteret:
- Të ketë përfunduar studimet në Fakultetin e Gjeologjisë dhe Minierave, me Diplomë të Integruar ose me diplomë Bachelor në Inxhinieri Gjeologjike dhe Master i Shkencave në Gjeologji Inxhinierike, me notë mesatare mbi 7.5/10.
- Të ketë realizuar punë kërkimore për të paktën 5 vjet në fushën e gjeologjisë strukturore.
- Të ketë gradë shkencore ose titull akademik në fushën e gjeologjisë strukturore.
- Kanë përparësi kandidatët me përvojë në mësimdhënie në lëndën përkatëse.
- T’u përgjigjet me prioritet nevojave të mësimdhënies së Departamentit.
2. Pedagog i ftuar në lëndët “Kristalografi Kristalokimi” dhe “Plotësime në Mineralogji”
- Programet e studimit:
- “Kristalografi Kristalokimi” – Bachelor në Inxhinieri Gjeologjike.
- “Plotësime në Mineralogji” – Master i Shkencave në Gjeologji Inxhinierike-Hidrogjeologji.
- Kriteret:
- Të ketë përfunduar studimet në Fakultetin e Gjeologjisë dhe Minierave, me Diplomë të Integruar ose me diplomë Bachelor në Inxhinieri Gjeologjike dhe Master i Shkencave në Gjeologji Inxhinierike, me notë mesatare mbi 7.5/10.
- Të ketë realizuar punë kërkimore në fushën e mineralogjisë dhe kristalografisë.
- Të ketë gradë shkencore ose titull akademik në fushën e mineralogjisë dhe kristalografisë.
- Kanë përparësi kandidatët me përvojë në mësimdhënie në lëndët përkatëse.
- T’u përgjigjet me prioritet nevojave të mësimdhënies së Departamentit.
3. Pedagog i ftuar në lëndën “Ekosistemet natyrore”
- Programi i studimit: Master i Shkencave në Inxhinieri Gjeomjedisi.
- Kriteret:
- Të ketë përfunduar studimet në Fakultetin e Gjeologjisë dhe Minierave, me Diplomë të Integruar ose sipas sistemit Bachelor dhe Master i Shkencave, me notë mesatare mbi 7.5/10.
- Të ketë gradë shkencore në fushën e gjeoshkencave.
- Të ketë përvojë në mësimdhënie dhe veprimtari shkencore (artikuj, konferenca, projekte etj.).
- Kanë përparësi kandidatët me gradë shkencore.
- T’u përgjigjet me prioritet nevojave të mësimdhënies së Departamentit.
4. Pedagog i ftuar në lëndën “Gjeokimi”
- Programi i studimit: Bachelor në Inxhinieri Gjeologjike.
- Kriteret:
- Të ketë përfunduar studimet në Fakultetin e Gjeologjisë dhe Minierave, në degën Gjeologji Nafte, me Diplomë të Integruar, ose me diplomë Bachelor në Shkenca Toke dhe Master i Shkencave në Gjeologji, me notë mesatare mbi 7.5/10.
- Të ketë përvojë pune në institucione që lidhen me kërkimin dhe shfrytëzimin e naftës dhe gazit.
- Të ketë veprimtari shkencore të vazhdueshme (botime, referime, projekte etj.) në fushat që lidhen me gjeokiminë e lëndës organike.
- Kanë përparësi kandidatët me gradë shkencore ose titull akademik, si dhe me përvojë në mësimdhënie.
- T’u përgjigjet me prioritet nevojave të mësimdhënies së Departamentit.
5. Pedagog i ftuar në lëndën “Tektonika dhe Rilevimi Gjeologjik”
- Programi i studimit: Bachelor në Inxhinieri Gjeologjike.
- Kriteret:
- Të ketë përfunduar studimet në Fakultetin e Gjeologjisë dhe Minierave, me Diplomë të Integruar ose me diplomë Bachelor në Inxhinieri Gjeologjike dhe Master i Shkencave në Gjeologji Inxhinierike, me notë mesatare mbi 7.5/10.
- Të ketë realizuar punë kërkimore në fushën e tektonikës dhe rilevimit gjeologjik.
- Kanë përparësi kandidatët me përvojë në mësimdhënie në lëndën përkatëse.
- T’u përgjigjet me prioritet nevojave të mësimdhënies së Departamentit.
6. Pedagog i ftuar në lëndën “Gjeologji Krahinore”
- Programet e studimit: Bachelor në Inxhinieri Gjeoinformatike, viti III, dhe Bachelor në Inxhinieri Gjeologjike, viti III.
- Kriteret:
- Të ketë përfunduar studimet në Fakultetin e Gjeologjisë dhe Minierave, me Diplomë të Integruar ose me diplomë Bachelor në Inxhinieri Gjeologjike dhe Master i Shkencave në Gjeologji Inxhinierike, me notë mesatare mbi 7.5/10.
- Të ketë realizuar punë kërkimore në fushën e gjeologjisë.
- Të ketë përvojë të mëparshme në mësimdhënie.
- T’u përgjigjet me prioritet nevojave të mësimdhënies së Departamentit.
7. Pedagog i ftuar në lëndën “Etikë komunikimi e prezantimi”
- Programi i studimit: Bachelor në Inxhinieri Gjeomjedisi.
- Kriteret:
- Të ketë përfunduar studimet në Fakultetin e Shkencave Sociale/Shkencave Filologjike, me notë mesatare mbi 7.5/10.
- Të ketë specializim ose kualifikim në fushën e etikës së komunikimit/shkencave filologjike.
- Të ketë përvojë pune së paku 2–3-vjeçare në fushën e shkencave sociale/shkencave filologjike.
- Është e preferueshme përvoja në mësimdhënie.
- T’u përgjigjet me prioritet nevojave të mësimdhënies së Departamentit.
3. DEPARTAMENTI I INXHINIERISE SE NAFTES DHE GAZIT
Kriteret Përzgjedhëse sipas Lëndëve
1. Etikë Komunikimi (Bachelor në Inxhinierinë e Naftës dhe Gazit)
- Të ketë mbaruar Fakultetin e Shkencave Sociale / Shkencave Filologjike me notë mesatare mbi 7.5/10;
- Të ketë specializim apo kualifikim në fushën e Etikës së Komunikimit / Shkencave Filologjike;
- Të ketë eksperiencë pune së paku 2–3 vjeçare në fushën e Shkencave Sociale / Shkencave Filologjike;
- Është e preferueshme eksperienca në mësimdhënie;
- T’i përgjigjet me prioritet nevojave të mësimdhënies së Departamentit;
- Grada apo Titulli Shkencor përbën prioritet (në këtë rast mesatarja nuk merret parasysh).
2. Hyrje në Inxhinierinë e Burimeve Natyrore (Bachelor në Inxhinierinë e Naftës dhe Gazit / Inxhinierinë e Gjeomjedisit / Inxhinierinë Gjeoinformatike / Inxhinierinë e Burimeve Minerare)
- Të ketë mbaruar Fakultetin e Gjeologjisë dhe të Minierave në Sistemin 5–vjeçar ose në Sistemin Bachelor + Master (ose diplomuar në Universitete/Fakultete të tjera gjithmonë në fushën e Gjeologjisë dhe të Minierave), me notë mesatare mbi 7.5/10;
- Të ketë specializime, kualifikime apo diplomë në fushën e Gjeologjisë ose të përafërta;
- Të ketë eksperiencë pune së paku 2–3 vjeçare në fushat respektive;
- Është e preferueshme eksperienca në mësimdhënie;
- T’i përgjigjet me prioritet nevojave të mësimdhënies së Departamentit;
- Grada apo Titulli Shkencor përbën prioritet (në këtë rast mesatarja nuk merret parasysh).
3. Ligjshmëri / Ekonomi dhe e Drejtë Komunitare (Bachelor në Inxhinierinë e Naftës dhe Gazit / Master Profesional në Inxhinierinë e Gjeomjedisit)
- Të ketë mbaruar Fakultetin Juridik me notë mesatare mbi 7.5/10;
- Të ketë specializime, kualifikime apo diplomë në fushën e Gjeologjisë ose të përafërta;
- Të ketë eksperiencë pune së paku 2–3 vjeçare në fushat respektive;
- Është e preferueshme eksperienca në mësimdhënie;
- T’i përgjigjet me prioritet nevojave të mësimdhënies së Departamentit;
- Grada apo Titulli Shkencor përbën prioritet (në këtë rast mesatarja nuk merret parasysh).
4. Burimet e Energjisë / Inxhinieria e Burimeve të Energjisë (Master Profesional në Inxhinierinë e Naftës dhe Gazit / Master Profesional në Inxhinierinë e Gjeomjedisit)
- Të jetë diplomuar në Universitetin Politeknik të Tiranës (në Sistemin 5–vjeçar ose në Sistemin Bachelor + Master me dy Cikle me notë mesatare mbi 7.5/10);
- Të ketë një eksperiencë pune së paku 2–3 vjeçare në fushën e Inxhinierisë së Burimeve të Energjisë (Burime të Rinovueshme apo të Shtershme/Hidrokarbure);
- Është e preferueshme eksperienca në mësimdhënie;
- T’i përgjigjet me prioritet nevojave të mësimdhënies së Departamentit;
- Grada apo Titulli Shkencor përbën prioritet (në këtë rast mesatarja nuk merret parasysh).
5. Inxhinieri Shpimi (Cikli i Tretë – Doktoratë në Inxhinieri Nafte dhe Gazi)
- Të jetë diplomuar në Universitetin Politeknik të Tiranës (në Sistemin 5–vjeçar ose në Sistemin Bachelor + Master në fushën e Inxhinierisë së Naftës dhe Gazit);
- Të ketë Kualifikim që bën t’i përkasë Kategorisë “Profesor”;
- Të ketë një eksperiencë pune mbi 15 vjeçare në fushën e Inxhinierisë së Burimeve të Energjisë (Burime të Rinovueshme apo të Shtershme/Hidrokarbure);
- Të ketë eksperiencë mbi 15 vjeçare në mësimdhënie, me përparësi Fakultetin e Gjeologjisë dhe të Minierave;
- T’i përgjigjet me prioritet nevojave të mësimdhënies së Departamentit.
6. Lëngjet e Shpimit (Cikli i Tretë – Doktoratë në Inxhinieri Nafte dhe Gazi)
- Të jetë diplomuar në Universitetin Politeknik të Tiranës (në Sistemin 5–vjeçar ose në Sistemin Bachelor + Master në fushën e Inxhinierisë së Naftës dhe Gazit);
- Të ketë Kualifikim që bën t’i përkasë Kategorisë “Profesor”;
- Të ketë një eksperiencë pune mbi 15 vjeçare në fushën e Inxhinierisë së Burimeve të Energjisë (Burime të Rinovueshme apo të Shtershme/Hidrokarbure);
- Të ketë eksperiencë mbi 15 vjeçare në mësimdhënie, me përparësi Fakultetin e Gjeologjisë dhe të Minierave;
- T’i përgjigjet me prioritet nevojave të mësimdhënies së Departamentit.
7. Për Cikël Leksionesh në Lëndët:
7.1. Pajisje Shpimi
- Të ketë mbaruar Fakultetin e Gjeologjisë dhe të Minierave në Sistemin 5–vjeçar në Degën e Shpimit dhe Shfrytëzimit të Vendburimeve Hidrokarbure ose në Sistemin Bachelor + Master në Fushën e Inxhinierisë së Naftës (ose diplomuar në Universitete/Fakultete të tjera gjithmonë në Fushën e Inxhinierisë së Naftës), me notë mesatare mbi 7.5/10;
- Të ketë një eksperiencë pune së paku 2–3 vjeçare në fushën e Inxhinierisë së Burimeve Natyrore (Shpim Pusesh, Shfrytëzim Vendburimesh Hidrokarbure);
- Është e preferueshme eksperienca në mësimdhënie;
- T’i përgjigjet me prioritet nevojave të mësimdhënies së Departamentit;
- Grada apo Titulli Shkencor përbën prioritet (në këtë rast mesatarja nuk merret parasysh).
7.2. Inxhinieria e Nxjerrjes së Naftës dhe Gazit
- Të ketë mbaruar Fakultetin e Gjeologjisë dhe të Minierave (Sistemin 5–vjeçar në Degën e Shpimit-Shfrytëzimit të Vendburimeve Hidrokarbure ose Sistemin Bachelor + Master në Fushën e Inxhinierisë së Naftës (ose diplomuar në Universitete/Fakultete të tjera në Fushën e Inxhinierisë së Naftës)), me notë mesatare mbi 7.5/10;
- Të ketë specializime, kualifikime apo diplomë në fusha të përafërta;
- Të ketë eksperiencë pune së paku 2–3 vjeçare në fushat respektive;
- Është e preferueshme eksperienca në mësimdhënie;
- T’i përgjigjet me prioritet nevojave me mësimdhënie të Departamentit;
- Grada apo Titulli Shkencor përbën prioritet (në këtë rast mesatarja nuk merret parasysh).
7.3. Inxhinieri Rezervuari
- Të ketë mbaruar Fakultetin e Gjeologjisë dhe të Minierave (Sistemin 5–vjeçar në Degën e Shpimit dhe Shfrytëzimit të Vendburimeve Hidrokarbure ose Sistemin Bachelor + Master në Sistemin me dy Cikle në Fushën e Inxhinierisë së Naftës), me notë mesatare mbi 7.5/10;