Të nderuar studentë të FGJM!
Ju njoftojmë se Kongresi Rinor Kombëtar ka shpallur thirrje të reja për pozicione pune për angazhim në lidhje me përmbushjen e misionit të qytetit të Tiranës si “Qyteti Evropian i Rinisë 2022”. Në link-un https://tiranaeyc2022.al/news/ do të gjeni më shumë informacion dhe gjithashtu thirrje për projekte të pavarura.
Ju nxisim që të qëndroni të përditësuar me informacionet më të fundit, duke kontrolluar vazhdimisht adresën zyrtare të Kongresit dhe programit të TEYC2022 për të parë mundësitë e angazhimit për këdo që është interesuar si dhe për thirrje të tjera që do hapen në vazhdim.
Ju urojmë suksese!
Tirana European Youth Capital 2022