Kalo te përmbajtja
UNIVERSITETI POLITEKNIK I TIRANËS / FGJM
FGJM / KËRKIM

Çfarë po kërkoni?

Kërkoni në faqet, njoftimet dhe përmbajtjen e publikuar të fakultetit.

Shtypni Enter për kërkim · Esc për mbyllje
← Kreu
FGJM / 08.01.2026

Njoftim – Për procesin e votimit nga studentët për kandidatët e KKR-së përfaqësues të Këshillave Studentor

Njoftohen studentët e Universitetit Politeknik të Tiranës se, në vijim të Thirrjes së Tretë për krijimin e Këshillit Kombëtar Rinor (KKR), si organ këshillimor, që funksionon pranë Ministrit Përgjegjës për Rininë, në datat 7 Janar deri më 16 Janar 2026 do të do të jetë i hapur procesi i votimit nga studentët e universiteteve për kandidatët e KKR-së përfaqësues të Këshillave Studentor.

Votimi do të kryhet nga vetë studentët në wesbite-n zyrtar të Agjencisë Kombëtare të Rinisë https://rinia.gov.al/(https://rinia.gov.al/fillon-procesi-i-votimit-per-anetaret-e-keshillit-kombetar-te-rinise/) përmes një Google Form (https://forms.gle/4skZnBFCjkQroCNU7).

Emri i kandidatëve do të shoqërohet me një fotografi dhe një bio të shkurtër.