NJOFTIM NGA SEKRETARIA MËSIMORE

Njoftohen studentët, që kanë mbyllur studimet dhe janë diplomuar gjatë vitit akademik 2019-2020 në programet e studimit BACHELOR dhe programet e studimit Master Profesional dhe Master Shkencor të listuara më poshtë, të paraqiten pranë Sekretarisë Mësimore të FGJM për të tërhequr diplomat e tyre (me përjashtim të studentëve të Masterit Profesional që janë regjistruar në këto programe para vitit 2018 dhe kanë ndjekur planin mësimor të ciklit të dytë me 90 kredite).

  1. Diplomë Bachelor në “Inxhinieri Gjeoinformatike”.
  2. Diplomë Bachelor në “Inxhinieri Gjeomjedisi”;
  3. Diplomë: Master Profesional në “Inxhinieri Gjeologjike” me Profil “Gjeoinformatikë”;
  4. Diplomë: Master Profesional në “Inxhinieri Gjeomjedisi”;
  5. Diplomë: Master Profesional në “Inxhinieri Gjeologjike” me Profil “Gjeologji Inxhinierike dhe Hidrogjeologji”;
  6. Master i Shkencave në “Inxhinieri e naftës dhe Gazit”