Në kuadër të aktivitetit “Ditët e Informimit të maturantëve” në periudhën 22 Shkurt -8 Prill 2022, u zhvillua panairi “Work&Study” në të cilin morën pjesë Universiteti Politeknik i Tiranës dhe Fakulteti i Gjeologjisë dhe Minierave, me qëllim informimin e maturantëve për programet e studimit.
Stafi pjesëmarrës në këtë aktivitet ishte Zyra e karrierës dhe Staf Akademik i FGJM-së. Datë 8 Prill, ora 16:00-17:00, në amblentet e Muzeut Historik Kombëtar u zhvillua prezantimi i Zyrës së Karrierës për Studentët e UPT-së.
Kalendari panairit lëvizës “Work&Study” ishte si më poshtë:
1. Shkodër (17 Mars) 2. Lezhë (18 Mars) 3. Durrës (21 Mars) 4. Berat (23 Mars) 5. Fier-Lushnje (24 Mars) 6. Vlorë (25 Mars) 7. Gjirokastër (28 Mars) 8. Korce-Pogradec (29 Mars) 9. Elbasan (30 Mars) 10. Tiranë (07 Prill – 08 Prill)









