Të nderuar studentë
Ju kujtojmë se:
- Përgatitja e punimit të diplomës bëhet në përputhje me Nenin 54 dhe 56 të Rregullores së zhvillimit kurrikular dhe mësimdhënies në UPT.
- Në zbatim të këtyre neneve Departamenti ngre komisionin e kontrollit për secilin prej Grupeve Mësimor Kërkimor,
- Afatet e kontrollit vendosen nga Departamenti dhe njoftohen me anë të afishimeve në mjediset e Departamentit.
- Respektimi i afateve është i detyrueshëm nga të gjithë studentet diplomant,
- Në rast të mos respektimit të procedurës së kontrollit studenti e humbet të drejtën e mbrojtjes së Diplomës në sezonin respektiv dhe shtyhet për në sezonin pasardhës.
Në këtë kuadër datat e kontrollit do të jenë si mëposhtë:
Kontrolli i parë: E premte 29.04.2022 ora 9:00
Kontrolli i dytë: E premte 27.05.2022 ora 9:00
Kontrolli i tretë: E premte 01.07.2022 ora 9:00
Studentët duhet të paraqiten pranë Grupeve Mësimor Kërkimor respektiv dhe të raportojnë para komisionit mbi ecurinë e përgatitjes së Diplomës
Përgjegjësi i Departamentit |
Prof. Dr. Kristaq MUSKA |