NJOFTIM PËR STUDENTËT
Afati i dorëzimit të dokumentacionit për reduktim të tarifës së shkollimit për studentët e ciklit të dytë te studimit (Master Profesional dhe Master Shkencor) është data 23.12.2022. Të gjithë studentët që do të alikojnë brënda kësaj date do të përfitojnë reduktim të rarifës së studimit për vitin akademik 2022-2023.
REPUBLIKA E SHQIPERISE UNIVERSITETI POLITEKNKIK I TIRANES FAKULTETI I GJEOLOGJISE DHE I MINIERAVE |
PËR DOKUMENTACIONIN QË DUHET TË DORËZOJNË KATEGORITË E STUDENTËVE TË CIKLIT TË DYTE QË PËRFITOJNE ULJE 50% TE TARIFES SE SHKOLLIMIT E VITIT AKADEMIK 2022- 2023
Bazuar në V.K.M Nr. 780 datë 26.12.2018, dokumentacioni që duhet të dorëzojnë studentët e ciklit të dyte për t’e përfituar 50% nga tarifa vjetore e shkollimit është si vijon:
1/a) Studentët me aftësi të kufizuara, të vërtetuar me vendim të Komisionit Mjekësor të Caktimit të Aftësisë për Punë, Studentë që nuk shikojnë (Verbër)/ tetraplegjikë/paraplegjikë/me aftësi të kufizuar
- Fotokopje të noterizuar të Vërtetimit të K.M.C.A.P-së (Komisionit të caktimit të aftësisë për punë)
- Vërtetimi origjinal nga njësia e vetëqeverisjes vendore për masën e pagesës së paaftësisë që merr studenti
- Fotokopje e kartës së identitetit të studentit
1/a) Studentët fëmijë të personave/familjes me aftësi të kufizuara, të vërtetuar me vendim të KMCA-së për punë, familjet e të cilëve trajtohen/përfitojnë nga ligji nr. 9355, datë 10.3.2005, “Për ndihmën dhe shërbimet shoqërore”, të ndryshuar, ndihmë ekonomike të plotë apo të pjesshme nga njësitë e vetëqeverisjes vendore;
- Kopje origjinale ose e noterizuar e Vërtetimit të KMCAP-së (Komisionit të caktimit të aftësisë për punë) për studentin me prindër me aftësi të kufizuar (invalid pune, invalid paraplegjik, invalid tetraplegjik);
- Vërtetim që lëshon shoqata e invalidëve të punës së rrethit përkatës së bashku me fotokopjen me vulë të njomë të Dëshmisë së Invalidit të Punës të përfituar sipas statusit të invalidit të punës;
- Vërtetim origjinal të institutit të sigurimeve shoqërore për pagesën e pensionit të invaliditetit;
- Vërtetim nga njësia e vetëqeverisjes vendore në lidhje me masën e ndihmës ekonomike që përfiton familja.
- Certifikatë Familjare që vërteton lidhjen e studentit me invalidin e punës/invalidin paraplegjik/tetraplegjik
- Fotokopje të kartës së identitetit të studentit dhe të prindit invalid
1/b Studentët, familjet e të cilëve trajtohen /përfitojnë ndihmë ekonomike të plotë apo të pjesshme nga njësitë bazë të vetëqeverisjes vendore,
- Certifikatë Familjare që vërteton lidhjen e studentit me kryefamiljarin familja e të cilit përfiton ndihmë ekonomike të plotë apo të pjesshme nga njësitë e vetëqeverisjes vendore;
- Vërtetim nga njësia e vetëqeverisjes vendore në lidhje me masën e ndihmës ekonomike që përfiton familja. Nuk pranohen vertëtime me korrigjime të pa firmosura nga personat përgjegjës dhe të pavulosura.
- Fotokopje të kartës së identitetit të studentit
1/b) studentëve deri në moshën 25 vjeç, që kanë vetëm njërin nga prindërit, pasi prindi tjetër është ndarë nga jeta, me të ardhura vjetore të familjes të pamjaftueshme për përballimin e kostos së studimeve;
- Certifikatë Familjare dhe fotokopje e kartës së identitetit;
- Certifikatë vdekjeje e prindit që u është ndarë nga jeta ;
- Vërtetime që vërtetojnë të ardhurat vjetore të familjes, si më poshtë:
- Vërtetim nga njësia e vetëqeverisjes vendore që familja përfiton ndihmë ekonomike si familje në nevojë
- Vërtetimi nga Drejtoria Rajonale e Tatimeve që asnjë nga familjarët e studentit (personat mbi 18 vjeç) nuk ushtrojnë aktivitet privat;
- Vërtetime nëse prindërit apo ndonjë pjesëtar i familjes mbi 18 vjeç janë të regjistruar si punëkërkues të papunë (nga zyra e punës);
- Vërtetim familjarisht nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore (nëse përfitojnë pension ose jo).
1/c) Studentët, që kanë përfituar statusin e jetimit, deri në moshën 25 vjeç;
- Certifikatë Familjare;
- Fotokopje e kartës së identitetit;
- Certifikatën e vdekjes së dy prindërve;
- Fotokopje e noterizuar e statusit të jetimit të përfituar nga Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë
1/ç)Studentët deri në moshën 25 vjeç, që kanë humbur kujdestarinë prindërore me vendim gjykate të formës së prerë
- Rasti kur studenti e ka humbur përgjegjësinë prindërore nga të dy prindërit; Certifikatë Familjare dhe fotokopje e kartës së identitetit;
- Vendim gjykate i formës së prerë që studenti ka humbur përgjegjësinë prindërore (nga të dy prindërit) (Kopje origjinale ose kopje e noterizuar e vendimit të gjykatës)
Rasti kur studenti e ka humbur përgjegjësinë prindërore nga njëri prind dhe prindi tjetër nuk jeton
- Certifikatë Familjare dhe fotokopje e kartës së identitetit;
- Vendim gjykate i formës së prerë që studenti ka humbur përgjegjësinë prindërore (nga njëri prind) (Kopje origjinale ose kopje e noterizuar e vendimit të gjykatës)
- Certifikatë vdekjeje e prindit tjetër;
1/d ) Studentët deri në moshën 25 vjeç, që janë identifikuar si viktima të trafikut të qenieve njerëzore dhe kanë përfituar statusin ligjor për trajtim si viktima të trafikut të qenieve njerëzore;
- Certifikatë Familjare dhe fotokopje e kartës së identitetit;
- Vërtetim nga Ministria e Mirëqenies Sociale ose Ministria e Brendshme që kanë përfituar statusin ligjor për trajtim si viktima të trafikut të qenieve njerëzore;
1/dh) Studentët fëmijë të punonjësve të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm, të Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit, të Forcave të Armatosura, të Shërbimit Informativ Shtetëror dhe të Policisë së Burgjeve, që kanë humbur jetën në krye dhe për shkak të detyrës, të konfirmuar nga ministria përgjegjëse për punët e brendshme dhe ajo e mbrojtjes;
- Certifikatë Familjare dhe fotokopje e kartës së identitetit;
- Certifikatë vdekje e prindit që ka humbur jetën në krye dhe për shkak të detyrës;
- Vërtetim konfirmimi nga Ministria përkatëse;
1/e) Studentët romë dhe Ballkano-egjiptianët, konfirmuar si të tillë nga Ministria e Mirëqenies Sociale
- Fotokopje e kartës së identitetit;
- Vërtetim anëtarësie në shoqatën përkatëse;
- Vetedeklarim noterial qe verteton etnine e tyre;
1/ë) Studentët fëmijë të ish-të dënuarve dhe të përndjekurve politikë nga sistemi komunist ose fëmijë me prindër të dënuar politikë me heqje lirie;
- Certifikatë Familjare që vërteton lidhjen e studentit me prindin të ish-të dënuarve dhe të përndjekurve politikë nga sistemi komunist ose fëmijë me prindër të dënuar politikë me heqje lirie;
- Vërtetimi i statusit të prindit ish të përndjekur/ dënuar politik;
- Dëshmi penaliteti për prindin ish të përndjekur politik ose vërtetim për kohën e dënimit të lëshuar nga Ministria e Punëve të Brendshme.
AFATI I DOREZIMIT BRENDA DATËS 23.12.2022
Dokumentacioni i nevojshëm për vërtetimin e statusit të studentëve të kategorive sociale sipas VKM- së nr. 39, datë 23.01.2019. pika 6, që i referohet pikës 5-së, të VKM. 903, datë 21.12.2016 per perfitimin e burses financiare:
Pika | Kategoria | Dokumentacioni I nevojshëm |
a) | Studentet, familjet e të cilëve trajtohen me ndihme ekonomike | Çertifikate familjare, kopje karte indentiteti, Vertetim nga Njesia administrative vendore që familja e studentit trajtohet me ndihmë ekonomike |
b) | Bashkëshortët që kanë fëmijë dhe janë të dy studentë, përfitojnë secili bursë financiare; | Çertifikate familjare, kopje id, Vertetim studenti nga institucionet publike IAL |
c) | Studentët, persona me aftësi të kufizuara, të vërtetuar nga Komisioni Mjekësor i Caktimit të Aftësisë për Punë, përfitues të pagesës së aftësisë së kufizuar; | Kopje karte indentiteti, Vertetim I pagesës nga DRSHS, Kopje e vendimit të K.M.C.A.P |
ç) | Studentët që i kanë të dy prindërit me aftësi të kufizuara, të vërtetuar me vendim të Komisionit Mjekësor të Caktimit të Aftësisë për Punë, përfitues të pagesës së aftësisë së kufizuar | Çertifikate familjare, kopje karte indentiteti, Vertetim I pagesës nga DRSHS, Kopje e vendimit të K.M.C.A.P për të dy prindërit. |
d) | Studentët që i kanë të dy prindërit pensionistë ose njërin prind pensionist dhe prindi tjetër nuk jeton | Çertifikate familjare, kopje karte indentiteti, Vertetim I pagesës pensionit nga DRSHS, |
dh) | Studentët, të tretët në radhën e fëmijëve e lart, të cilët vijnë nga familje me tre fëmijë e më shumë, nga të cilët dy të parët janë studentë në institucionet publike të arsimit të lartë | Çertifikate familjare, kopje karte indentiteti, Vertetimi që të dy fëmijët e parë janë studentë ne IAL Publike. |
e) | Studentët që kanë përfituar statusin e jetimit, deri në moshën 25 vjeç; | Kopje karte indentiteti, vertetim të statusit të jetimit. |
ë) | Studentët që kanë humbur kujdestarinë prindërore me vendim gjykate të formës së prerë,deri në moshën 25 vjeç; | Çertifikate familjare, kopje karte indentiteti, vendim gjykate të formës së prerë |
f) | Studentët që janë identifikuar si viktima të trafikut të qenieve njerëzore dhe kanë përfituar statusin ligjor për trajtim si viktima të trafikut të qenieve njerëzore, deri në moshën 25 vjeç; | Kopje id, Vertetim nga Ministria e Brendshme |
g) | Studentët që janë fëmijë të punonjësve të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, të Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin, të Forcave të Armatosura, të Shërbimit Informativ të Shtetit dhe të Policisë së Burgjeve që kanë humbur jetën në krye dhe për shkak të detyrës. | Kopje karte indentiteti, Shkresa nga Ministria përkatëse. |
Dokumentacioni i nevojshëm për vërtetimin e statusit të studentëve të kategorive sociale sipas vkm 40, datë 23.01.2019. pikes 1. c : PER PERJASHTIMIN NGA TARIFA E SHKOLLIMIT
Pika | Kategoria | Dokumentacioni I nevojshëm |
i) | Studentet, familjet e të cilëve trajtohen me ndihme ekonomike | Çertifikate familjare, kopje karte indentiteti, Vertetim nga Njesia administrative vendore që familja e studentit trajtohet me ndihmë ekonomike |
ii) | Bashkëshortët që kanë fëmijë dhe janë të dy studentë, përfitojnë secili bursë financiare; | Çertifikate familjare, kopje id, Vertetim studenti nga institucionet publike IAL |
iii) | Studentët, persona me aftësi të kufizuara, të vërtetuar nga Komisioni Mjekësor i Caktimit të Aftësisë për Punë, përfitues të pagesës së aftësisë së kufizuar; | Kopje karte indentiteti, Vertetim I pagesës nga DRSHS, Kopje e vendimit të K.M.C.A.P e noterizuar. |
iv) | Studentët që kanë të pakten njerin nga prindërit me aftësi të kufizuar, të vërtetuar nga Komisionit Mjekësor të Caktimit të Aftësisë për Punë, përfitues të pagesës së aftësisë së kufizuar | Çertifikate familjare, kopje karte indentiteti te studentit, Vertetim I pagesës nga DRSSH, Kopje e noterizuar e vendimit të K.M.C.A.P për prindrin invalid |
v) | Studentët që i kanë të dy prindërit pensionistë ose njërin prind pensionist dhe prindi tjetër nuk jeton | Çertifikate familjare, kopje karte indentiteti te studentit, Vertetim I pagesës pensionit nga DRSSH, Kopje e noterizuar e vendimit të K.M.C.A.P për të dy prindërit. |
vi) | Studentët, të tretët në radhën e fëmijëve e lart, të cilët vijnë nga familje me tre fëmijë e më shumë, nga të cilët dy të parët janë studentë në institucionet publike të arsimit të lartë | Çertifikate familjare, kopje karte indentiteti, Vertetimi që të dy fëmijët e parë janë studentë ne IAL Publike. |
vii) | Studentët që kanë përfituar statusin e jetimit, deri në moshën 25 vjeç; | Kopje karte indentiteti, vertetim të statusit të jetimit. |
viii) | Studentët që kanë humbur kujdestarinë prindërore me vendim gjykate të formës së prerë,deri në moshën 25 vjeç; | Çertifikate familjare, kopje karte indentiteti, vendim gjykate të formës së prerë |
ix) | Studentët që janë identifikuar si viktima të trafikut të qenieve njerëzore dhe kanë përfituar statusin ligjor për trajtim si viktima të trafikut të qenieve njerëzore, deri në moshën 25 vjeç; | Kopje id, Vertetim nga Ministria e Brendshme |
x) | Studentët që janë fëmijë të punonjësve të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, të Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin, të Forcave të Armatosura, të Shërbimit Informativ të Shtetit dhe të Policisë së Burgjeve që kanë humbur jetën në krye dhe për shkak të detyrës. | Kopje karte indentiteti, Shkresa nga Ministria përkatëse. |
xi) | Studentët romë dhe egjiptianë, të cilët do të identifikohen nëpërmjet vetëdeklarimit | Kopje karte indentiteti, Formulari i vetedeklarimit |
xii) | Studentët, fëmijë të ish-të dënuarve dhe të përndjekurve politikë nga sistemi komunist ose fëmijë me prindër të dënuar politikë me heqje lirie.” | Çertifikate familjare , kopje karte indentiteti, vërtetimi nga instituti i të perndjekurve politike. |