Njoftim – Mbi Organizimin e Pyetësorit Studentor, për vitin akadeimk 2022-2023, semestri i parë

I dashur student,
Në përmbushje të detyrimeve që burojnë nga “Ligj Nr. 80/2015 Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në Institucionet e Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë”, Neni 103, Pika 3, Universiteti Politeknik i Tiranës organizon Pyetësorin Studentor për cilësinë e mësimdhënies në çdo program studimi.


Nëpërmjet këtij pyetësori, çdo studenti i jepet mundësia të shprehë perceptimin e tij mbi procesin mësimor dhe personelin akademik si dhe të përcjellë pranë autoriteteve të universitetit shqetësime specifike. Ky pyetësor na ndihmon të krijojmë një panoramë të përgjithshme të problematikave në UPT, duke u fokusuar tek shqetësimet e studentëve, për të mundësuar përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë akademike.

Plotësimi i pyetësorit do të jetë i mundur duke filluar prej datës 30 Janar, deri më 05 Shkurt 2023 nëpërmjet platformës online të sekretarisë mësimore.

Link: http://bit-albania.com/
Përgjigjet e pyetësorit ruhen dhe përpunohen në mënyrë ANONIME nga UPT dhe mbi bazën e tyre hartohen të dhëna statistikore për të evidentuar problematikat kryesore të perceptuara nga studentët. Në çdo rast, analiza e të dhënave të pyetësorit do të kryhet pas përmbylljes së sesionit të provimeve, duke shmangur çdo ndikim të mundshëm në vlerësimet përfundimtare.
Plotësimi i pyetësorit do të bëhet për çdo pedagog që merr pjesë në procesin e mësimdhënies në semestrin aktual. Në llogarinë tuaj online do të shfaqet pyetësori vetëm për lëndët që frekuentoni si student i rregullt në këtë semestër dhe lëndët vjetore të cilat nuk kanë qënë pjesë e pyetësorin në Semestrin e parë.
Universiteti Politeknik e vlerëson maksimalisht mendimin tuaj dhe ju nxit të merrni pjesë në këtë proces.
Duke punuar së bashku, UPT mund të vijojë përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë akademike duke vazhduar traditën e ekselencës e duke konsoliduar reputacionin kombëtar e rajonal.

Per me shume:

Ju falënderojmë për bashkëpunimin,
Drejtoria e Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë
UNIVERSITETI POLITEKNIK I TIRANËS


Shënim:
 Për problematika në plotësimin e pyetësorit apo për pasaktësi në të, jeni i lutur t’i drejtoheni sekretarisë
mësimore ose zyrës për sigurimin e cilësisë në fakultetit tuaj.
 Për problem të tjera lidhur me sigurimin e brendshëm të cilësisë në UPT mund të kontaktoni me Drejtorinë e
Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë: http://upt.al/cilesia-ne-upt