Njoftim – Ftesë për studentët e Universitetit Politeknik të Tiranës për aplikim në TOM’s fellowship program (Projektin Tikkum Olam Makers).

Në kuadër të bashkëpunimit midis Universitetit Politeknik të Tiranës dhe organizatës TOM, ftohen studentët të aplikojnë në projektin TOM’s fellowship program.

TOM është një organizatë jo-fitimprurëse, me qendër në Izrael dhe me programe të implementuara në Mbretërinë e Bashkuar, Spanjë, Itali, Gjermani, Greqi, Japoni, Emiratet e Bashkuara Arabe, Singapor, SHBA, Nigeri, Indi, Serbi etj.

Ideja kryesore e TOM është përdorimi i të gjitha resurseve të mundshme në mënyrë sa më efektive për të ndihmuar në krijimin e zgjidhjeve inovative dhe ekonomike për sfidat e përditshme të njerëzve me aftësi të kufizuara, të vjetër në moshë, ose në gjendje të vështirë ekonomike për të përballuar zgjidhjet ekzistuese.

Çdo person mund të kontribuojë në të mirë të njerëzimit, dhe TOM synon ta arrijë këtë në Shqipëri.

Studentët e interesuar për TOM’s fellowship program mund të aplikojnë në link-un: website, ose drejtpërdrejt në link-un e regjistrimit: link

TOM FELLOWSHIP PROGRAM

Për më tepër informacion, link-u i faqes online të TOM https://tomglobal.org/communities