Ftesë për pjesëmarrje – Horizon Europe Industry Brokerage Event 2026 – Cluster 4

Rrjeti NCP4Industry, në bashkëpunim me Enterprise Europe Network (EEN), organizon Horizon Europe Industry Brokerage Event 2026, një event ndërkombëtar matchmaking i dedikuar për thirrjet Horizon Europe 2026 në fushën e Industrisë (Cluster 4).

Ky event përfaqëson një mundësi të rëndësishme për studiues, institucione kërkimore, universitete, SME dhe kompani industriale për të ndërtuar konsorciume të forta dhe konkurruese në kuadër të programeve të ardhshme të Horizon Europe.

Datat dhe aktivitetet kryesore

  • 12 Janar – 17 Prill 2026
    Matchmaking online (takime virtuale 1:1 deri në afatet e thirrjeve)
  • 10 Shkurt 2026
    Sesion online pitching (prezantim i ideve të projektit ose kompetencave të organizatës)
  • Regjistrimi:
    [LINK]

Pse të merrni pjesë?

Duke marrë pjesë në këtë event, ju do të keni mundësinë të:

  • identifikoni partnerë të përshtatshëm për ndërtimin e konsorciumeve fituese;
  • zgjeroni rrjetin tuaj evropian të bashkëpunimit me kompani industriale, RTO dhe SME;
  • fitoni njohuri strategjike mbi prioritetet e Komisionit Evropian për Cluster 4 (Work Programme 2026/2027);
  • rrisni dukshmërinë e organizatës suaj përmes një platforme ndërkombëtare partneriteti.

Fokusi tematik i eventit

(Horizon Europe – Cluster 4, 2026)

Eventi do të përqendrohet në temat prioritare të mëposhtme:

  • Clean Industrial Deal: dekarbonizim industrial, efikasitet energjetik dhe ekonomi qarkulluese;
  • Lëndë të para kritike dhe strategjike: furnizim i qëndrueshëm dhe riciklim;
  • Materiale dhe kimikate të avancuara: qasje safe-by-design dhe shkallëzim industrial;
  • Digjitalizimi dhe Inteligjenca Artificiale në industri: AI, fotonikë, robotikë dhe self-driving labs.

Informacion i rëndësishëm

Pjesëmarrja në event është falas, por regjistrimi është i detyrueshëm.

Ky event ofron një mundësi konkrete për të forcuar bashkëpunimet ndërkombëtare dhe për të rritur shanset e suksesit në projektet e Horizon Europe 2026 në fushën e industrisë dhe inovacionit.