Historiku

Fakulteti i Gjeologjise dhe i Minierave, eshte shkolla e pare e larte ne Shqiperi per pergatitjen e specialisteve per te gjitha deget e shkencave te industrise minerare. Drejtimet e pergatitjeve te specialisteve ne keto shkenca kane pasur si qellim zhvillimin e gjeologjise ne te gjithe drejtimet e saj; specialisteve te minierave per hapjen, pergatitjen dhe shfrytezimin e vendburimeve te mineraleve te dobishem dhe drejtimin e shpimit dhe prodhimit te vendburimeve te naftes dhe te gazit.

Pergatitja per here te pare e ketyre drejtimeve te reja shkencore ne vendin tone, kerkonte edhe zhvillimin brenda shkolles te disa specialiteteve te ngushta e te ve├žanta, te cilat u rriten dhe u zhvilluan me shpejtesi krahas zhvillimit dhe rritjes se Fakultetit. Fakulteti filloi te pergatite kuadro qe i pergjigjeshin kerkesave te zhvillimit te industrise minerare. Fakulteti i Gjeologjise dhe i Minierave u formua dhe u zhvillua ne kuadrin e Institutit te Larte Politeknik te Tiranes dhe Fakultetit te Inxhinierise te Universitetit te Tiranes. Mbi kete baze, drejtimi i pergatitjes se studenteve ka qene dhenia e titullit "Inxhinier" per te gjitha specialitetet qe pergatiteshin. Kjo lidhet me formimin e thelle inxhinierik te planeve e te programeve mesimore. Ky drejtim vazhdo te jete edhe sot.