Programet e Studimit Master

NJOFTIM PËR APLIKIMET DHE REGJISTRIMET NË PROGRAMET E STUDIMIT MASTER

Fakulteti i Gjeologjisë dhe Minierave — Viti Akademik 2025-2026

Fakulteti i Gjeologjisë dhe Minierave, për vitin akademik 2025-2026, ofron programet e studimit të ciklit të dytë, me kuotat përkatëse bashkëlidhur njoftimit.

Kanë të drejtë të aplikojnë për MASTER kandidatët që (Udhëzimi i MAS nr. 12, datë 30.06.2023, “Për procedurat e aplikimit dhe të regjistrimit në programet e ciklit të parë të studimeve, në programet e studimeve me karakter profesional, si dhe në programet e integruara të ciklit të dytë, në institucionet e arsimit të lartë”, kreu VII, pika 9):

  1. Kanë përfunduar me sukses studimet dhe janë pajisur me diplomën përkatëse në një program të ciklit të parë, i cili rezulton i licencuar në momentin e regjistrimit të studentit dhe akredituar në momentin e diplomimit të studentit, ose;
  2. Janë diplomuar jashtë vendit në një program studimi të ciklit të parë, të akredituar, (Në rast pranimi kandidati është i detyruar të kryejë njësimin e diplomës pranë QSHA-së).
I. KRITERET PËR MASTER SHKENCOR
  1. Në Programet e studimit Master i Shkencave regjistrohen kandidatët që plotësojnë kriterin e notës mesatare e ciklit të parë të studimeve e cila propozohet çdo vit nga departamentet përkatëse dhe miratohet nga dekani i fakultetit mbi bazën e numrit të studentëve aplikantë dhe rezultateve të arritura prej tyre.
  2. Dëshmia e mbrojtjes së gjuhës së huaj (anglisht, frëngjisht, gjermanisht, italisht, spanjisht), në nivelin B1 (dorëzimi i dëshmisë para sesionit të mbrojtjes së diplomave).
  3. Numri i kuotateve të ofruara dhe plotësimi i tyre sipas parimit “meritë-preferencë”;
  4. Plotësimi i numrit minimal, 10 (dhjetë) studentë, si kusht për hapjen e programit përkatës të studimit;
  5. Vazhdimësia e të njëjtit program studimi të ciklit të parë edhe në ciklin e dytë të studimeve, përbën përparësi.
  6. Preferenca e studentit, për diplomën e zgjedhur dhe momenti i aplikimit nuk përbëjnë përparësi.
II. KRITERET PËR MASTER PROFESIONAL
  1. Numri i kuotave të ofruara dhe plotësimi i tyre, sipas parimit “merit-preferencë”;
  2. Plotësimi i numrit minimal, 10 (dhjetë) studentë, si kusht për hapjen e programit përkatës të studimit;
  3. Vazhdimësia e të njëjtit program studimi të ciklit të parë edhe në ciklin e dytë të studimeve, përbën përparësi.
  4. Preferenca e studentit, për diplomën e zgjedhur dhe momenti i aplikimit nuk përbëjnë përparësi.
DOKUMENTACIONI I NEVOJSHËM PËR REGJISTRIM
  1. Kandidati paraqitet personalisht ose nëpërmjet personit të autorizuar prej tij dhe dorëzon në Sekretarinë Mësimore të Fakultetit, dokumentacionin e mëposhtëm:
  2. Diplomën dhe listën e notave/suplementin e diplomës, ose fotokopje të saj të njësuar me origjinalin, të ciklit të parë të studimeve të përfunduar në Republikën e Shqipërisë. Diplomën e ciklit të parë të studimeve të përfunduar jashtë vendit, të shoqëruar me fotokopje të diplomës të njësuar me origjinalin, ose, në mungesë të saj, të një dokumenti tjetër zyrtar mbi bazën e të cilit është kryer njësimi në Republikën e Shqipërisë, të lëshuar në vendin ku ka kryer studimet, që i lejon regjistrimin dhe vazhdimin e studimeve universitare të ciklit të dytë. Kandidatët që nuk e kanë përfunduar procesin e njohjes dhe njehsimit të diplomave, paraqesin vërtetimin që kanë aplikuar pranë QSHA-së për njohje dhe njehsim;
  3. Diplomën e Maturës Shtetërore së bashku me certifìkatën e notave ose fotokopje të tyre të njësuar me origjinalin, e konfìrmuar nga institucioni përkatës arsimor vendor, përgjegjës për arsimin parauniversitar (DRAP/ZVAP). Kandidatët që kanë përfunduar shkollën e mesme përpara hyrjes në fuqi të vendimit nr.876, datë 3.11.2010, të Këshillit të Ministrave, “Për disa ndryshime në vendimin nr. 78, datë 8.2.2006, të Këshillit të Ministrave, “Për krijimin e Maturës Shtetërore dhe pranimin në shkollat e larta publike”, i ndryshuar, paraqesin Dëftesën e Pjekurisë (origjinal ose fotokopje të saj, të njësuar me origjinalin), të konfìrmuar nga institucioni përkatës arsimor vendor;
  4. Formularin e aplikimit dhe deklaratën përkatëse (gjenden në Sekretarinë e Fakultetit);
  5. Fotokopjen e dokumentit të identifìkimit (ID ose pasaportë).
  6. Dy fotografì personale.
  7. Dëshmia e gjuhës së huaj, vetëm për aplikantët për Master Shkencor.
KALENDARI I APLIKIMIT DHE REGJISTRIMIT

Sipas Urdhër i Përbashkët i QSHA-RASH, Nr.157, datë 03.06.2025

  1. Aplikimi pranë Sekretarisë Mësimore të Fakultetit deri në 03.10.2025;
  2. Shqyrtimi nga Komisionet ad hoc, të ngritur pranë Departamenteve përkatëse Shpallja e listës së renditur të fituesve 17.10.2025;
  3. Regjistrimi i kandidatëve fitues, pranë Sekretarisë Mësimore të Fakultetit deri më 27.10.2025;
  4. Shpallja e listës emërore të kandidatëve të regjistruar brenda datës 31.10.2025;
  5. Aplikimi për program të dytë studimi dhe transferim studimesh në ciklin e dytë të studimeve pranë Sekretarisë Mësimore të Fakultetit deri në 03.10.2025;
  6. Shpallja e listave të aplikantëve për program të dytë dhe transferim studimesh brenda datës 06.10.2025;
  7. Shqyrtimi i aplikimeve dhe renditja e tyre nga Komisionet ad hoc, të ngritur pranë Departamenteve përkatëse, brenda datës 10.10.2025;
  8. Shpallja e listës së renditur të fituesve brenda datës 16.10.2025;
  9. Regjistrimi i kandidatëve fitues, pranë Sekretarisë Mësimore të Fakultetit deri më 16-20.10.2025;
DEKANATI
DOKUMENTET BASHKËLIDHUR
PROGRAMET E STUDIMIT NË NIVEL “MASTER”

Fakulteti i Gjeologjisë dhe i Minierave ofron programet e studimit si më poshtë:

Diplomë në Master Profesional
Inxhinieri Gjeologjike
Inxhinieri Gjeomjedisi
Gjeomatikë
Inxhinieri Minerare
Pasurimi i Mineraleve dhe Riciklimi i Mbetjeve
Inxhinieri e Naftës dhe Gazit
Gjeologji Inxhinierike dhe Hidrogjeologji
Vendburimet e Mineraleve të Dobishme-Petrologji
Gjeologji e Vendburimeve Hidrokarbure
Inxhinieri e Gjeoinformatike
Diplomë në Master Shkencor
Inxhinieri Gjeomjedisi
Inxhinieri Minerare dhe Markshajderi
Pasurim i Mineraleve dhe Riciklimi i Mbetjeve
Inxhinieri e Naftës dhe Gazit
Gjeologji Inxhinierike dhe Hidrogjeologji
Vendburimet e Mineraleve të Dobishme-Petrologji
Gjeologji e Vendburimeve Hidrokarbure
Gjeoinformatikë