Agjencia Shtetërore Startup Albania, në bashkëpunim me Universitetin Politeknik të Tiranës, ditën e enjte, datë 5 mars 2026, ora 11.00 – 12.30, në sallën Aula Magna të UPT – së, do të organizojnë një sesion informues për studentët dhe stafin akademik, për mundësinë e financimit të ideve novatore, nëpërmjet masave mbështetëse me Grante për startup-et në vendin tonë.
Ky aktivitet synon të nxisë idetë sipërmarrëse brenda komunitetit universitar, si dhe të forcojë urat e bashkëpunimit midis akademisë dhe mjedisit sipërmarrës.
Janë të ftuar të marrin pjesë në takim studentë dhe staf nga Universiteti Politeknik i Tiranës.