Thirrje për shprehje interesi për mobilitete në rrjetin CEEPUS

Thirrje për shprehje interesi për mobilitete në rrjetin CEEPUS

Fakulteti i Gjeologjisë dhe Minierave (FGJM) njofton stafin akademik dhe studentët (në nivelet Bachelor, Master dhe Doktoratë), si dhe stafin administrativ, se janë të hapura mundësitë për mobilitete studimore dhe kërkimore në kuadër të programit CEEPUS – Central European Exchange Program for University Studies.

Programi CEEPUS ofron mundësi për shkëmbime akademike ndërkombëtare, përvoja kërkimore dhe mobilitet të stafit e studentëve në universitetet partnere të Europës Qendrore dhe Lindore.

Kush mund të aplikojë?

  • Studentë Bachelor / Master / Doktoratë në fushat e shkencave të tokës, gjeologjisë inxhinierike, gjeomjedisit, gjeoinformatikës apo minierave.
  • Pedagogë dhe kërkues shkencorë të interesuar për leksione, trajnime apo bashkëpunim kërkimor.

Të gjithë të interesuarit ftohen të shprehin interesin e tyre deri më datën 30.10.2025 duke dërguar një email me subjektin “CEEPUS – Shprehje interesi” në adresën: ana.fociro@fgjm.edu.al

Emaili duhet të përmbajë:

  • Emër, mbiemër dhe pozicion (student/staf)
  • Programin e studimit / departamentin ku bëni pjesë
  • Universitetin apo departamentin pritës
  • Qëllimin e mobilitetit (studim, leksione, kërkim, terren, etj.)

Për më shumë informacion:

Ftojmë të gjithë stafin dhe studentët e interesuar të përfitojnë nga ky program ndërkombëtar dhe të kontribuojnë në forcimin e bashkëpunimit akademik rajonal!