Shpallen kriteret për personel akademik me kohë të pjesshme
Fakulteti i Gjeologjisë dhe i Minierave shpall kriteret për përzgjedhjen e pedagogëve të ftuar (personel akademik me kohë të pjesshme) për vitin akademik 2025 – 2026, Sipas Departamenteve.
- DEPARTAMENTI I INXHINIERISË SË BURIMEVE MINERARE.
Kriteret
- 1 (një) personel akademik me kohë të pjesshme në diplomën Bachelor në Inxhinieri e Burimeve Minerare, për lëndën Etikë Komunikimi.
Kandidati për këtë pozicion duhet:
- Të ketë mbaruar Fakultetin e Shkencave Sociale/Shkencave Filologjike me notë mesatare mbi 7.5;
- Të ketë specializim apo kualifikim në Fushën e Etikës së Komunikimit/ Shkencave Filologjike;
- Të ketë eksperiencë pune së paku 2 –3 vjeçare në Fushën e Shkencave Sociale/ Shkencave Filologjike;
- Është e preferueshme eksperienca në mësimdhënie;
- Ti përgjigjet me prioritet nevojave të mësimdhënies së Departamentit;
- Grada apo Titulli Shkencor përbën prioritet (në këtë rast mesatarja nuk merret parasysh).
- 1(një) personel akademik me kohë të pjesshme pranë Grupit mësimor kërkimor Inxhinieri miniere dhe Pasurim i mineraleve dhe mbetjeve për fushën e inxhinierisë së minierave.
Kandidati për këtë pozicion duhet:
- Të ketë mbaruar studimet e larta në Fakultetin e Gjeologjisë dhe të Minierave, sistemi pesë vjeçar në degën Inxhinier Miniere, Master Shkencor në Gjeoinxhinieri, inxhinieri Miniere ose në fushën e inxhinierisë së minierave në universitete jashtë vendit;
- Të jetë specialist i afirmuar në fushën e minierave në përgjithësi.
- Të këtë notë mesatare mbi 7.5.
- Grada Shkencore përbën përparësi (në këtë rast mesatarja nuk merret parasysh).
- 1(një) personel akademik me kohë të pjesshme pranë Grupit mësimor kërkimor Inxhinieri miniere dhe Pasurim i mineraleve dhe mbetjeve për fushën e shfrytëzimit në minierë.
Kandidati për këtë pozicion duhet:
- Të ketë mbaruar studimet e larta në Fakultetin e Gjeologjisë dhe të Minierave, sistemi pesë vjeçar në degën Inxhinier Miniere, Master Shkencor në Gjeoinxhinieri ose në fushën e inxhinierisë së minierave në universitete jashtë vendit;
- Të jetë specialist i afirmuar në fushën e minierave në përgjithësi dhe në fushën e shfrytëzimit në sipërfaqe të vendburimeve të mineraleve në vecanti.
- Të këtë note mesatare mbi 7.5.
- Grada shkencore përben përparësi (në këtë rast mesatarja nuk merret parasysh).
- 1 (një) personel akademik me kohë të pjesshme pranë Grupit mësimor kërkimor Inxhinieri miniere dhe Pasurim i mineraleve dhe mbetjeve për fushën e mekanikës së shkëmbinjve.
Kandidati për këtë pozicion duhet:
- Të ketë mbaruar studimet e larta në Fakultetin e Gjeologjisë dhe të Minierave, sistemi pesë vjeçar në degën Inxhinier Miniere, Master i Shkencave në Gjeoinxhinieri ose në fushën e inxhinierisë së minierave në universitete jashtë vendit;
- Të jetë specialist i afirmuar në fushën e inxhinierisë së minerave në përgjithësi dhe mekanikës së shkëmbinjve në vecanti.
- Të këtë note mesatare mbi 7.5.
- Grada shkencore, përvoja në punë në fushën e inxhinierisë së minierave dhe botimet shkencore në këtë fushë përbëjnë përparësi (në këtë rast mesatarja nuk merret parasysh).
- 2 (dy) personel akademik me kohë të pjesshme pranë Grupit mësimor kërkimor Inxhinieri miniere dhe Pasurim i mineraleve dhe mbetjeve në fushën e Përpunimit të mineraleve dhe të riciklimit të mbetjeve.
Kandidatët për këtë pozicion duhet:
- Të kenë mbaruar studimet e larta në Fakultetin e Gjeologjisë dhe Minierave, Fakultetin e Shkencave të Natyrës në UT ose Universitete të Huaj, sistemi pesë vjeçar ose Master Shkencor në fushën e Përpunimit të mineraleve dhe mbetjeve.
- Të jetë specialist i afirmuar në fushën e Pasurimit të mineraleve.
- Të kenë notë mesatare mbi 7.5.
- Grada shkencore/ Titulli, përvoja në punë në fushën e pasurimit të mineraleve dhe botimet shkencore në këtë fushë përbëjnë përparësi (në këtë rast mesatarja nuk merret parasysh).
- Të ketë përvojë mbi 5 vjet në mësim dhënie.
- 1(një) personel akademik me kohë të pjesshme pranë Grupit mësimor Gjeomatika të specializuar në fushën e Matjeve në Miniera.
Kandidatët për këtë pozicion duhet:
- Të kenë mbaruar studimet e larta në Fakultetin e Gjeologjisë dhe Minierave ose në Universitete të Huaj, sistemi pesë vjeçar ose Master Shkencor në fushën e Gjeomatikës; Gjeoinxhinierisë.
- Të jetë specialist i afirmuar në fushën e Gjeomatikës në përgjithësi dhe në atë të matjeve në miniera në vecanti.
- Të ketë notë mesatare mbi 7.5.
- Grada shkencore/ Titulli, përvoja në punë në fushën e gjeomatikës dhe botimet shkencore në këtë fushë përbëjnë përparësi (në këtë rast mesatarja nuk merret parasysh).
- Të ketë përvojë mbi 5 vjet në mësim dhënie.
- 1 (një) personel akademik me kohë të pjesshme pranë Grupit mësimor Gjeomatika të specializuar në fushën e Gjeodezisë satelitore dhe Përpunimit të matjeve topografike.
Kandidatët për këtë pozicion duhet:
- Të kenë mbaruar studimet e larta në Fakultetin e Gjeologjisë dhe Minierave ose në Universitete të Huaj, sistemi pesë vjeçar ose Master Shkencor në fushën e Gjeomatikës; Gjeoinxhinierisë.
- Të jetë specialist i afirmuar në fushën e Gjeomatikës në përgjithësi dhe në atë të matjeve në miniera në vecanti.
- Të ketë notë mesatare mbi 7.5.
- Grada shkencore/ Titulli, përvoja në punë në fushën e gjeomatikës dhe botimet shkencore në këtë fushë përbëjnë përparësi (në këtë rast mesatarja nuk merret parasysh).
- Të ketë përvojë mbi 5 vjet në mësim dhënie.
– Shkalla e angazhimit të personel akademik me kohë të pjesshme do të varet nga hapja e profileve të Diplomave Master Profesional dhe Master Shkencor.
2. DEPARTAMENTI I SHKENCAVE TË TOKËS.
Kriteret për emërimin e pedagogëve të ftuar
-
Pedagog i ftuar në lëndën “Gjeologji Strukturore”, diploma Bachelor në Inxhinieri Gjeologjike dhe diploma bachelor në Inxhinieri Gjeoinformatike:
- Të ketë mbaruar studimet në Fakultetin e Gjeologjisë dhe Minierave (Diploma e Integruar ose studimet në degën Inxhinieri Gjeologjike (sistemi Bachelor) + Master Shkencor (në Gjeologji Inxhinierike) me notë mesatare mbi 8/10.
- Të ketë realizuar punë kërkimore të paktën prej 5 vitesh, në fushën e Gjeologjisë strukturore.
- Të ketë gradë shkencore ose titull në fushën e Gjeologjisë Strukturore.
- Do të kenë përparësi kandidatët që kanë eksperiencë në mësimdhënie në lëndën përkatëse.
- T’i përgjigjet me prioritet nevojave të mësimdhënies së Departamentit.
-
Pedagog i ftuar në lëndën “Ekosistemet natyrore”, programi i studimit i nivelit të dytë Master Shkencor në degën Inxhinieri Gjeomjedisi:
- Të ketë mbaruar studimet në Fakultetin e Gjeologjisë dhe Minierave, Diplomë të Integruar ose sistemin Bachelor + Master Shkencor me notë mesatare mbi 7.5/10.
- Të ketë gradë shkencore fushën e gjeoshkencave.
- Të ketë eksperiencë në mësimdhënie dhe aktivitet shkencor (atikuj, konferenca, projekte etj).
- Kandidatët me gradë shkencore përbëjnë prioritet.
-
Pedagog i ftuar në lëndën “Gjeokimi” në degën Bachelor në Inxhinieri Gjeologjike:
- Të ketë mbaruar studimet në Fakultetin e Gjeologjisë dhe Minierave, dega Gjeologji Nafte (Diplomë e Integruar) ose sistemin Bachelor në Shkenca Toke + Master Shkencor në Gjeologji me notë mesatare mbi 7.5/10.
- Të ketë eksperiencë pune në institucione lidhur me kërkimin/shfrytëzimin e naftës dhe gazit.
- Të ketë aktivitet shkencor (botime, referime, projekte etj.) të vazhdueshëm në fushat e e lidhura me gjeokiminë e lëndës organike.
- Kandidatët me gradë shkencore ose titull si dhe eksperiencë në mësimdhënie kanë prioritet.
Shënim: Shkalla e angazhimit të personel akademik me kohë të pjesshme pranë DSHT, do të varet drejtpërdrejtë nga hapja e programeve të studimit Bachelor, Master Profesional dhe Master Shkencor pranë FGJM.
3. DEPARTAMENTI I GJEOLOGJISË SË ZBATUAR DHE GJEOINFORMATIKËS
Departamenti i Gjeologjisë se Zbatuar dhe i Gjeoinformatikës shpall nevojat dhe kriteret për pedagogë të ftuar për Vitin Akademik 2025-2026 si më poshtë vijon:
-
Një pedagog/e i/e ftuar pranë Grupit mësimor-kërkimor Gjeologjia e Zbatuar
Kandidati për këtë pozicion duhet:
- Të ketë mbaruar studimet e larta në Fakultetin e Gjeologjisë dhe të Minierave;
- Të ketë notë mesatare mbi 8.
- Të jetë specialistë të afirmuar në fushën e gjeologjisë së vendburimeve të mneraleve të dobishme.
- Të ketë njohuri mbi fazat e kërkim-zbulimit dhe planet e zhvillimit të vendburimeve.
- Të ketë drejtuar projekte në fushën e gjeologjisë së vendburimeve.
- Gradat shkencore apo specializimet në vendet e Bashkimit Europian, etj., përbëjnë avantazh.
-
Një pedagog/e i/e ftuar pranë Grupit mësimor-kërkimor të Gjeoinformatikës
Kandidati/ja për këtë pozicion duhet:
- Të ketë mbaruar studimet e larta, në fakultetin e Teknologjisë së Informacionit dega Inxhinieri Informatike, në fakultetin e Shkencave të Natyrës dega Informatikë, fakultetin e Gjeologjisë dhe të Minierave, dega Gjeoinformatikë ose fakultete ekuivalente të huaj, sistemi pesë vjeçar ose Bachelor dhe Master Shkencor në fushën e Informatikës.
- Të ketë notë mesatare mbi 8.
- Të ketë njohuri dhe eksperiencë në fushën e inxhinierisë së programeve.
- Eksperienca në mësimdhënie përbën avantazh.
Fituesi/ja do të aktivizohet sipas nevojave të departamentit si në mësimdhënie edhe në udhëheqjen e projekt-diplomave sipas rregullores së departamentit.
4. DEPARTAMENTI I BURIMEVE TË ENERGJISË
Departamenti i Burimeve të Energjisë shpall nevojat dhe kriteret për pedagogë të ftuar për Vitin Akademik 2025-2026 si më poshtë vijon:
1. Etikë Komunikimi në diplomën Bachelor në Inxhinierinë e Naftës dhe Gazit.
- Të ketë mbaruar Fakultetin e Shkencave Sociale/Shkencave Filologjike me notë mesatare mbi 7.5/10;
- Të ketë specializim apo kualifikim në Fushën e Etikës së Komunikimit/ Shkencave Filologjike;
- Të ketë eksperiencë pune së paku 2 – 3 vjeçare në Fushën e Shkencave Sociale/ Shkencave Filologjike;
- Është e preferueshme eksperienca në mësimdhënie;
- Ti përgjigjet me prioritet nevojave të mësimdhënies së Departamentit;
- Grada apo Titulli Shkencor përbën prioritet (në këtë rast mesatarja nuk merret parasysh).
2. Hyrje në Inxhinierinë e Burimeve Natyrore në diplomat Bachelor në Inxhinierinë e Naftës dhe Gazit/Inxhinierinë e Gjeomjedisit/Inxhinierinë Gjeoinformatike/Inxhinierinë e Burimeve Minerare.
- Të ketë mbaruar Fakultetin e Gjeologjisë dhe të Minierave në Sistemin 5 – vjeçar ose në Sistemin Bachelor + Master në Sistemin me dy Cikle ose diplomuar në Universitete/Fakultete të tjera, gjithmonë në Fushën e Gjeologjisë dhe të Minierave), me notë mesatare mbi 7.5/10;
- Të ketë specializime, kualifikime apo diplomë në Fushën e Gjeologjisë ose të përafërta;
- Të ketë eksperiencë pune së paku 2 – 3 vjeçare në Fushat respektive;
- Është e preferueshme eksperienca në mësimdhënie;
- Ti përgjigjet me prioritet nevojave të mësimdhënies së Departamentit;
- Grada apo Titulli Shkencor përbën prioritet (në këtë rast mesatarja nuk merret parasysh).
3. Ligjshmëri/Ekonomi dhe e Drejtë Komunitare në diplomat Bachelor në Inxhinierinë e Naftës dhe Gazit//Master Profesional në Inxhinierinë e Gjeomjedisit.
- Të ketë mbaruar Fakultetin Juridik me notë mesatare mbi 7.5/10;
- Të ketë specializime, kualifikime apo diplomë në Fushën e Gjeologjisë ose të përafërta;
- Të ketë eksperiencë pune së paku 2 – 3 vjeçare në Fushat respektive;
- Është e preferueshme eksperienca në mësimdhënie;
- Ti përgjigjet me prioritet nevojave të mësimdhënies së Departamentit;
- Grada apo Titulli Shkencor përbën prioritet (në këtë rast mesatarja nuk merret parasysh).
4. Burimet e Energjisë/Inxhinieria e Burimeve të Energjisë në Diplomat Master Profesional në Inxhinierinë e Naftës dhe Gazit/Master Profesional në Inxhinierinë e Gjeomjedisit.
- Të jetë diplomuar në Universitetin Politeknik të Tiranës (në Sistemin 5 – vjeçar ose në Sistemin Bachelor + Master në Sistemin me dy Cikle me notë mesatare mbi 7.5/10);
- Të ketë një eksperiencë pune së paku 2 – 3 vjeçare në Fushën e Inxhinierisë së Burimeve të Energjisë (Burime të Rinovueshme apo të Shtershme/Hidrokarbure);
- Është e preferueshme eksperienca në mësimdhënie;
- Ti përgjigjet me prioritet nevojave të mësimdhënies së Departamentit;
- Grada apo Titulli Shkencor përbën prioritet (në këtë rast mesatarja nuk merret parasysh).
5. Inxhinieri Shpimi në Diplomën e Studimeve të Ciklit të Tretë “Doktorata në Inxhinieri Nafte dhe Gazi”.
- Të jetë diplomuar në Universitetin Politeknik të Tiranës (në Sistemin 5 – vjeçar ose në Sistemin Bachelor + Master në fushën e Inxhinierisë së Naftës dhe Gazit);
- Të ketë Kualifikim që bën ti përkasë Kategorisë “Profesor”;
- Të ketë një eksperiencë pune mbi 15 vjeçare në Fushën e Inxhinierisë së Burimeve të Energjisë (Burime të Rinovueshme apo të Shtershme/Hidrokarbure);
- Të ketë eksperiencë mbi 15 vjeçare në mësimdhënie, me përparësi Fakultetin e Gjeologjisë dhe të Minierave;
- Ti përgjigjet me prioritet nevojave të mësimdhënies së Departamentit.
6. Lëngjet e Shpimit në Diplomën e Studimeve të Ciklit të Tretë “Doktorata në Inxhinieri Nafte dhe Gazi”.
- Të jetë diplomuar në Universitetin Politeknik të Tiranës (në Sistemin 5 – vjeçar ose në Sistemin Bachelor + Master në fushën e Inxhinierisë së Naftës dhe Gazit);
- Të ketë Kualifikim që bën ti përkasë Kategorisë “Profesor”;
- Të ketë një eksperiencë pune mbi 15 vjeçare në Fushën e Inxhinierisë së Burimeve të Energjisë (Burime të Rinovueshme apo të Shtershme/Hidrokarbure);
- Të ketë eksperiencë mbi 15 vjeçare në mësimdhënie, me përparësi Fakultetin e Gjeologjisë dhe të Minierave;
- Ti përgjigjet me prioritet nevojave të mësimdhënies së Departamentit.
7. PËR CIKËL LEKSIONESH NË LËNDËT:
7.1. Pajisje Shpimi:
- Të ketë mbaruar Fakultetin e Gjeologjisë dhe të Minierave në Sistemin 5 – vjeçar në Degën e Shpimit dhe Shfrytëzimit të Vendburimeve Hidrokarbure ose në Sistemin Bachelor + Master në Sistemin me dy Cikle gjithnjë në Fushën e Inxhinierisë së Naftës (ose diplomuar në Universitete/Fakultete të tjera gjithmonë në Fushën e Inxhinierisë së Naftës), me notë mesatare mbi 7.5/10;
- Të ketë një eksperiencë pune së paku 2 – 3 vjeçare në Fushën e Inxhinierisë së Burimeve Natyrore (Shpim Pusesh, Shfrytëzim Vendburimesh Hidrokarbure);
- Është e preferueshme eksperienca në mësimdhënie;
- Ti përgjigjet me prioritet nevojave të mësimdhënies së Departamentit;
- Grada apo Titulli Shkencor përbën prioritet (në këtë rast mesatarja nuk merret parasysh).
7.2. Inxhinieria e Nxjerrjes së Naftës dhe Gazit:
- Të ketë mbaruar Fakultetin e Gjeologjisë dhe të Minierave (Sistemin 5 – vjeçar në Degën e Shpimit-Shfrytëzimit të Vendburimeve Hidrokarbure ose Sistemin Bachelor + Master në Fushën e Inxhinierisë së Naftës (ose diplomuar në Universitete/Fakultete të tjera në Fushën e Inxhinierisë së Naftës)), me notë mesatare mbi 7.5/10;
- Të ketë specializime, kualifikime apo diplomë në Fusha të përafërta;
- Të ketë eksperiencë pune së paku 2 – 3 vjeçare në Fushat respektive;
- Është e preferueshme eksperienca në mësimdhënie;
- Ti përgjigjet me prioritet nevojave të mësimdhënies së Departamentit;
- Grada apo Titulli Shkencor përbën prioritet (në këtë rast mesatarja nuk merret parasysh).
7.3. Inxhinieri Rezervuari:
- Të ketë mbaruar Fakultetin e Gjeologjisë dhe të Minierave (Sistemin 5 – vjeçar në Degën e Shpimit dhe Shfrytëzimit të Vendburimeve Hidrokarbure ose Sistemin Bachelor + Master në Sistemin me dy Cikle në Fushën e Inxhinierisë së Naftës), me notë mesatare mbi 7.5/10;
- Të ketë specializime, kualifikime apo diplomë në Fusha të përafërta;
- Të ketë eksperiencë pune së paku 2 – 3 vjeçare në Fushat respektive;
- Është e preferueshme eksperienca në mësimdhënie;
- Ti përgjigjet me prioritet nevojave të mësimdhënies së Departamentit;
- Grada apo Titulli Shkencor përbën prioritet (në këtë rast mesatarja nuk merret parasysh).
SHENIM:
Të gjithë kandidatët e interesuar duhet të paraqesin prane Fakultetit të Gjeologjisë dhe të Minierave brenda dates 03 tetor 2025 dokumentet e mëposhtëm:
- Kërkesë me shkrim për aplikim.
- Jetëshkrimi (CV).
- Fotokopje e dokumentit të identifikimit.
- Fotokopje e diplomës universitare dhe listës së notave të noterizuara (për diplomat e
marra jashtë republikëssë Shqipërisë të përcillet njësimi nga Ministria e Arsimit dhe
Sportit). - Formular vetëdeklarimi.
- Çdo document tjetër që vërteton titujt dhe gradat, trajnime, kualifikimet,arsimin shtesë etj
(nëse ka).