Bashkëpunime


Njoftim – Hapet thirrja për mobilitete studentësh dhe stafit akademik të FGJM-së.


Programi CEEPUS III

Programi CEEPUS është një program bashkëpunimi, i inicuar në bazë të  ligjit nr. 25/2016 “Për ratifikimin e marrëveshjes në lidhje me programin e Shkëmbimit të Studimeve Universitare në Europën Qendrore (CEEPUS III)” me qëllim bashkëpunimin ndërmjet Palëve Kontraktuese në fushën e arsimit të lartë, veçanërisht përmes lëvizjeve ndër-universitare”.

Nëpërmjet marrëveshjes CEEPUS, vendet anëtare nxisin dhe mbështesin lëvizjen e studentëve dhe profesorëve brenda institucioneve të arsimit të lartë për qëllime studimi e kërkimi, pra nxisin bashkëpunimin ndëruniversitar ndërkombëtar.

Universitete/fakultete të vendeve anëtare themelojnë rrjete universitare CEEPUS sipas fushës së përbashkët të studimit dhe mundësojnë në këtë mënyrë shkëmbimet e studentëve dhe profesorëve ndërmjet tyre.

Rrjeti “Earth-Science Studies in Central and South-Eastern Europe”, CIII-RS-0038, me akronim

EURO Geo-Sci (https://ceepus.rgf.bg.ac.rs/), është një nga rrjetet më të vjetra (që nga viti 1999) dhe më i madhi i CEEPUS, që përfshin 19 universitete nga 11 vende, me më shumë se 1500 mobilitete individuale të realizuara. Rrjeti synon të përmirësojë cilësinë e mësimdhënies dhe trajnimit në gjeoshkenca, të aplikuara brenda vargut Alpino-Karpato-Ballkaniko-Dinarid.

Pavarësisht pengesave të zakonshme, si legjislacione të ndryshme, mungesa e vizitave afatgjata apo pengesat gjuhësore, rrjeti arrin vazhdimisht të kontribuojë në zhvillimin e gjeoshkencave në rajon dhe të provojë rëndësinë e tij në shumë aspekte.

Vendet anëtare të CIII-RS-0038 janë: Shqipëria, Serbia, Austria, Bosnja dhe Hercegovina, , Republika Çeke, Kroacia, Hungaria, Polonia, Rumania, Sllovenia, Sllovakia.

Bazuar në Udhëzimin e Ministrit të Arsimit Sportit dhe Rinisë Nr. 4 datë 16.02.2018 “Për zbatimin e programit të shkëmbimit të studimeve universitare në Evropën Qendrore CEEPUS III në Republikën e Shqipërisë”, Agjencia Kombëtare e Kërkimit Shkencor dhe inovacionit, këtej e në vijim AKKSHI është caktuar si Zyra Kombëtare e CEEPUS për Shqipërinë, këtej e në vijim ZKC.

Zyra Kombëtare CEEPUS (National CEEPUS Office NCO) promovon dhe informon programin CEEPUS, administron aplikimet dhe bursat, ndihmon kandidatët në plotësimin e aplikimeve online, mban dhe zhvillon kontaktet me qendrën e CEEPUS në Vienë dhe zyrat e tjera homologe, etj.

Për çdo informacion shtesë ju mund të kontaktoni NCO kombëtare pranë AKKSHI-t:

Znjsh. Tea Gjata me adrese e-maili: tea.gjata@nasri.gov.al

Për çdo informacion shtesë mund  të kontaktoni koordinatoren lokale pranë

Fakultetit të Gjeologjisë dhe Minierave: 

Email: ana.fociro@fgjm.edu.al