PVF në Gjeologji

Regjistrohuni për Programin e Formimit të Vazhduar në “Gjeologji”

  1. Mineralogji
  2. Petrologji-Petrografi
  3. Paleontologji
  4. Gjeokimi

Kursi ka si objektiva kryesorë:

  1. Avancimin të njohurive teorike dhe praktike në grup-lëndët e specializimit/orientimit të zgjedhur
  2. Zotërim të teknikave aplikative që zotëron Departamenti i Shkencave të Tokës
  3. Aftësim për punë të pavarur studimore duke filluar nga kampion-marrja, përpunimi, përcaktimet laboratorike, përpunimi dhe interpretimi i rezultateve dhe shkrimi i raportit studimor.

Kriteret e pranimit

Në Programin e formimit të vazhduar në Gjeologji (Specialitetet Mineralogji, Petrologj–
Petrografi, Paleontologji, Gjeokimi) mund të regjistrohen personat që zotërojnë diplomë në
fushën e gjeologjisë sistemin Bachelor dhe Master ose sistemin e vjetër 5-vjeçar ne Shqipëri ose
studentë me diplomë në fushat e gjeologjisë ose te ngjashme me to në universitete jashtë vendit.

Regjistrimet

Një kandidat, për t’u regjistruar, duhet të dorëzojë këto dokumente:
1) kërkesë për ndjekjen e kursit;
2) fotokopje të kartës së identitetit;
3) një CV;
4) fotokopje të diplomës universitare të noterizuar;
5) dokumenti i pagesës së tarifës së regjistrimit.


Për më shumë informacione mund të kontaktoni Koordinatorin e Kursit:

E-mail: ana.fociro@fgjm.edu.al