Regjistrohuni për Programin e Formimit të Vazhduar në “Gjeologji”
Në bazë të ligjit Nr. 80, datë 22. 07. 2015: “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Neni 81: “Programet e studimeve të formimit të vazhduar”, si dhe Urdhrin e Ministrisë së Arsimit dhe të Sportit, Nr.405 , datë 20.07.2023 për hapjen e regjistrimeve për Kursin e Formimit të Vazhduar në “Gjeologji”, pranë Departamentit të Shkencave të Tokës në katër specialitete:
- Mineralogji
- Petrologji-Petrografi
- Paleontologji
- Gjeokimi
Kursi ka si objektiva kryesorë:
- Avancimin të njohurive teorike dhe praktike në grup-lëndët e specializimit/orientimit të zgjedhur
- Zotërim të teknikave aplikative që zotëron Departamenti i Shkencave të Tokës
- Aftësim për punë të pavarur studimore duke filluar nga kampion-marrja, përpunimi, përcaktimet laboratorike, përpunimi dhe interpretimi i rezultateve dhe shkrimi i raportit studimor.
Kriteret e pranimit
Në Programin e formimit të vazhduar në Gjeologji (Specialitetet Mineralogji, Petrologj–
Petrografi, Paleontologji, Gjeokimi) mund të regjistrohen personat që zotërojnë diplomë në
fushën e gjeologjisë sistemin Bachelor dhe Master ose sistemin e vjetër 5-vjeçar ne Shqipëri ose
studentë me diplomë në fushat e gjeologjisë ose te ngjashme me to në universitete jashtë vendit.
Regjistrimet
Një kandidat, për t’u regjistruar, duhet të dorëzojë këto dokumente:
1) kërkesë për ndjekjen e kursit;
2) fotokopje të kartës së identitetit;
3) një CV;
4) fotokopje të diplomës universitare të noterizuar;
5) dokumenti i pagesës së tarifës së regjistrimit.
Për më shumë informacione mund të kontaktoni Koordinatorin e Kursit:
E-mail: ana.fociro@fgjm.edu.al