Inxhinieria e Burimeve të Energjisë

Departamenti i Burimeve të Energjisë (DBE) është themeluar në vitin 1962, si Katedra e Shpim-Prodhimit të Naftës. Në vitin 1987, me qëllim ndjekjen më nga afër të zhvillimeve që kishin ndodhur në industrinë nxjerrëse të naftës dhe gazit dhe përshtatjen e plotë me sektorin industrial ajo u nda në dy katedra, respektivisht Katedra e Shpimit dhe Katedra e Prodhimit.

Pas ndryshimeve të mëdha politike të vitit 1990, goditjes që mori sektori i shpimit të puseve dhe shfrytëzimit të vendburimeve hidrokarbure (atyre ekzistuese dhe kërkim-zbulimit të vendburimeve të reja), jo thjesht dhe vetëm për tu përshtatur me tregun, por me synim kryesor krijimin e mundësive më të mëdha për student, dy katedrat u bashkuan në vitin 1994 në një departament të vetëm të quajtur “Departamenti i Burimeve të Energjisë”.

NJOFTIME