Shkencat e Tokës

Departamenti i Shkencave të Tokës përbën nga ana organizative një vijim dhe njëkohësisht integrim të përvojës gati 60 vjeçare kërkimore – mësimore të stafeve akademike të ish-katedrave të Mineralogji-Petrografi-Gjeokimisë, Paleontologji-Tektonikë-Gjeologji e Shqipërise dhe Gjeofizikës. Stafi akademik i Departamentit mbështet në masën rreth 70% mësimdhënien në diplomën Bachelor në Inxhinieri Gjeologjike si dhe mësimdhënien në disiplinat përkatëse në gjithë diplomat Bachelor e Master të Fakultetit të Gjeologjisë dhe të Minierave. Niveli i lartë i kualifikimit shkencor, shkalla e specializimit dhe bashkëpunimet e stafit akademik me kolegë të universiteteve analoge, janë mëshiruar në numrin dhe nivelin e botimeve shkencore brenda dhe jashtë vendit, pjesëmarrjeve aktive në evenimente shkencore brenda dhe jashtë vendit, drejtimin dhe/ose pjesëmarrjen në projekte kërkimore.



Stafi akademik dhe ndihmës akademik për secilin grup mësimor kërkimor (GMK) është si mëposhtë:

GMK e Gjeologjisë Regjionale dhe Gjeofizikës:

Prof. dr. Mensi PRELA                      Përgjegjëse e Departamentit

Prof. dr. Shaqir NAZAJ                     Përgjegjës Grupi

Prof. dr. Irakli PRIFTI

Prof. dr. Çerçis DURMISHI

Dr. Altin KARRIQI

Flutura HAFIZI                                  Personel ndih/Akademik


GMK Mineralogji – Gjeokimi – Petrografi:

Prof. as. Bardhyl MUCEKU              Përgjegjës Grupi

Prof. dr. Agim SINOJMERI

Prof. dr. Arjan BEQIRAJ

Prof. dr. Enkeleida BEQIRAJ

Dr. Ana Fociro

Msc. Aurela JAHJA

Arbana LINATOPI                            Personel ndih/ Akademik

Remand METUSHLLARI Personel ndih/ Akademik

Drita MILUSHI                                  Personel ndih/ Akademik


Departamenti i Shkencave të Tokës administron gjithsej 4 (katër) diploma, dy prej tyre janë të nivelit Bachelor ndërsa dy të tjera janë të nivelit Master Profesional dhe Master Shkencor.

Më poshtë po listojmë titujt akademik të kualifikimeve që fitohen pranë departamentit tonë:

  1. Diplomë Bachelor në Inxhinieri Gjeologjike ( kliko këtu për më shumë info, SQ / EN )
  2. Diplomë Bachelor në Inxhinieri Gjeomjedisi ( kliko këtu për më shumë info, SQ / EN )
  3. Master Profesional në Inxhinieri Gjeomjedisi ( kliko këtu për më shumë info, SQ / EN )
  4. Master Shkencor në Inxhinierinë e Gjeomjedisit ( kliko këtu për më shumë info, SQ / EN )