Departamenti i Burimeve të Energjisë (DBE) është përgjegjës për administrimin e Diplomave ne nivel Bachelor, Master Profesional, Master Shkencor si dhe Shkolla e Doktoratures si vijon:

Diploma Bachelor në “Inxhinieri Nafte dhe Gazi

Njohuritë

Diploma Bachelor në Inxhinieri Nafte dhe Gazi ofron njohuri dhe formim për pajisjen e studentëve, me njohuritë bazë për aq sa mund të jepen në ciklin 3 vjeçar të studimit. Ky cikël studimi u vjen në ndihmë studentëve me njohuri të domosdoshme/bazike në zbatimin e projekteve inxhinierike, në hartimin e projekteve të tilla por vetëm si bashkautorë, në zgjidhjen e problemeve të relativisht të thjeshta të zbatimit të projekteve inxhinierike në fushën e shfrytëzimit të vendburimeve të naftës dhe gazit, teknologjisë së përdorur, bazave të planeve të zhvillimit, bazave të llogaritjes së rezervave, identifikimit të regjimit të fitrimit, shpimit të puseve, skemave të grumbullimit dhe transportit të Hidrokarbureve.

Aftësitë

Mbajtësi i diplomës kombinon aftësitë jo të thelluara teorike, teknike, profesionale dhe komunikuese me kontekstin kulturor, gjë që i jep atij mundësinë të punojë në funksione me profil të nivelit të mesëm në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar dhe të mos shikojë aq aspektet teorike, por kryesisht ato që lidhen me problemet e zbatimit të projekteve inxhinierike në fushën e shfrytëzimit të vendburimeve të naftës dhe gazit, teknologjisë së përdorur, bazave të planeve të zhvillimit, bazave të llogaritjes së rezervave, identifikimit të regjimit të fitrimit, shpimit të puseve, skemave të grumbullimit dhe transportit të HK, ndikimit mbi mjedis, mbrojtjen në punë.

Kompetencat

Mbajtësi i diplomës Bachelor në Inxhinieri Nafte dhe Gazi do të jetë në gjendje të përballojë disa prej sfidave dhe dhe kërkesave të tregut, në sektorin e Inxhinierisë së Naftës dhe Gazit, duke qenë se  fiton kompetenca në:

  • Bazat e  hartimit të Projekteve Infrastrukturore të Transportit dhe Magazinimit të Naftës dhe Gazit, përfshirë sistemet e mbrojtjes dhe të dërgimit të informacionit në kohë reale;
  • Bazat e hartimit të Planeve Zhvillimore të Vendburimeve Hidrokarbure;
  • Bazat e Modelimit të Vendburimeve Hidrokarbure;
  • Bazat e Projektimit të Puseve të Shpimit për të gjitha etapat e shfrytëzimit të Vendburimeve Hidrokarbure (duke filluar nga puset e Kërkim – Zbulimit deri te ato të Injektimit);
  • Bazat e Projektimit të Lëngjeve Larës;
  • Mekanikën e Fluideve dhe Ligjësive të Filtrimit të Fluideve jo-Njutoniane;
  • Bazat e Inxhinierisë së Rezervuarit, Regjimeve Natyrore, Llogaritjes së Rezervave dhe Koeficientit të Shfrytëzimit të Vendburimeve Hidrokarbure.

Diploma Master Profesional në “Inxhinieri Nafte dhe Gazi

Njohuritë

Kurrikula e ciklit të dytë “Master profesional” ofron formim shumë më të  thelluar profesional dhe mundëson pajisjen e studentëve tashmë të diplomuar në fushën e inxhinierisë së Naftës dhe Gazit, nga cikli Bachelor i studimit, me njohuritë plotësuese qoftë në nivel teorik ashtu edhe praktik. Ky cikël studimi u vjen studentëve në ndihmë me njohuri të domosdoshme dhe shtesë në zbatimin e projekteve inxhinierike, në hartimin e projekteve të tilla si bashkautorë dhe si autorë, në zgjidhjen e  problemeve të zbatimit të projekteve inxhinierike në fushën e shfrytëzimit të vendburimeve të naftës dhe gazit, teknologjisë së përdorur, bazave të planeve të zhvillimit, bazave të llogaritjes së rezervave, identifikimit të regjimit të fitrimit, shpimit të puseve, skemave të grumbullimit dhe transportit të hidrokarbureve.

Aftësitë

Mbajtësi i diplomës kombinon aftësitë teknike, profesionale dhe komunikuese me kontekstin kulturor, gjë që i jep atij mundësinë të punojë në funksione me profil të mesëm/të lartë në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar me fokus kryesor  problemet e zbatimit praktik të projekteve inxhinierike në fushën e shfrytëzimit të vendburimeve të naftës dhe gazit, teknologjisë së përdorur, bazave të planeve të zhvillimit, bazave të llogaritjes së rezervave, identifikimit të regjimit të fitrimit, shpimit të puseve, skemave të grumbullimit dhe transportit të hidrokarbureve, ndikimit mbi mjedis, mbrojtjen në punë.

Kompetencat

  • Në mënyrë që specialisti i diplomuar në Master Profesional, të jetë në gjendje të përballojë sfidat dhe kërkesat e tregut, në sektorin e Inxhinierisë së Naftës dhe Gazit i diplomuari fiton kompetenca në:
  • Hartimin dhe kryesisht zbatimin e Projekteve Infrastrukturore të Transportit dhe Magazinimit të Naftës dhe Gazit, përfshirë sistemet e mbrojtjes dhe të dërgimit të informacionit në kohë reale;
  • Hartimin dhe kryesisht zbatimin e Planeve Zhvillimore të Vendburimeve Hidrokarbure;
  • Modelimin e Vendburimeve Hidrokarbure;
  • Hartimin dhe kryesisht zbatimin e Projekteve të Puseve të Shpimit për të gjitha etapat e shfrytëzimit të Vendburimeve Hidrokarbure (duke filluar nga puset e Kërkim – Zbulimit deri te ato të Injektimit);
  • Hartimin dhe kryesisht zbatimin e procesit të Projektimit të Lëngjeve Larës;
  • Mekanikën e Fluideve dhe Ligjësive të Filtrimit të Fluideve jo-Njutoniane;
  • Bazat e Inxhinierisë së Rezervuarit, Regjimeve Natyrore, Llogaritjes së Rezervave dhe Koeficientit të Shfrytëzimit të Vendburimeve Hidrokarbure;
  • Metodat e Veprimit në Zonën Pranëfundore;
  • Metodat e Veprimit në Shtresë për Përmirësimin e Naftënxjerrjes.

Diploma Master i Shkencave në “Inxhinieri Nafte dhe Gazi

Njohuritë

Kurrikula e ciklit të dytë “Master i Shkencave” ofron njohuri dhe formim të thelluar shkencor për pajisjen e studentëve tashmë të diplomuar në fushën e inxhinierisë së Naftës dhe Gazit, nga cikli Bachelor i studimit, me njohuri të reja plotësuese. Ky cikël studimi u vjen në ndihmë me njohuri të domosdoshme dhe shtesë, kryesisht me fokus të thelluar teorik lidhur me zbatimin e projekteve inxhinierike si bashkautorë dhe si autorë, në zgjidhjen e  problemeve të zbatimit të projekteve inxhinierike në fushën e shfrytëzimit të vendburimeve të naftës dhe gazit, teknologjisë së përdorur, bazave të planeve të zhvillimit, bazave të llogaritjes së rezervave, identifikimit të regjimit të fitrimit, shpimit të puseve, skemave të grumbullimit dhe transportit të hidrokarbureve.

Aftësitë

Mbajtësi i diplomës kombinon aftësitë teorike, teknike, profesionale dhe komunikuese me kontekstin kulturor, gjë që i jep atij mundësinë të punojë në funksione me profil të lartë dhe shumë të lartë  në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, me fokus aspektet teorike që lidhen me problemet e zbatimit të projekteve inxhinierike në fushën e shfrytëzimit të vendburimeve të naftës dhe gazit, teknologjisë së përdorur, bazave të planeve të zhvillimit, bazave të llogaritjes së rezervave, identifikimit të regjimit të fitrimit, shpimit të puseve, skemave të grumbullimit dhe transportit të hidrokarbureve, ndikimit mbi mjedis, mbrojtjen në punë. Edhe pse në këtë diplomë fokus është formimi teorik i studentëve me qëllim përgatitjen e tyre për ciklin e tretë të studimeve, jo pak peshë i lihet edhe elementeve të lidhur me përgatitjen e tyre praktike.

Kompetencat

  • Mbajtësi i diplomës Master i Shkencave do të jetë në gjendje të përballojë sfidat dhe kërkesat e tregut, në sektorin e Inxhinierisë së Naftës dhe Gazit i diplomuari fiton kompetenca në:
  • Hartimin e Projekteve Infrastrukturore të Transportit dhe Magazinimit të Naftës dhe Gazit, përfshirë sistemet e mbrojtjes dhe të dërgimit të informacionit në kohë reale;
  • Hartimin e Planeve Zhvillimore të Vendburimeve Hidrokarbure;
  • Modelimin e vendburimeve HK;
  • Hartimin e Projekteve të Puseve të Shpimit për të gjitha etapat e shfrytëzimit të Vendburimeve Hidrokarbure (duke filluar nga puset e Kërkim – Zbulimit deri te ato të Injektimit);
  • Projektimin e Lëngjeve Larës;
  • Mekanikën e Fluideve dhe Ligjësive të Filtrimit të Fluideve jo-Njutoniane;
  • Inxhinierisë së Rezervuarit, Regjimeve Natyrore, Llogaritjes së Rezervave dhe Koeficientit të Shfrytëzimit të Shfrytëzimit të Vendburimeve Hidrokarbure;
  • Metodat e Veprimit në Zonën Pranëfundore;
  • Metodat e Veprimit në Shtresë për Përmirësimin e Naftënxjerrjes.

Doktorata në “Inxhinieri Nafte dhe Gazi

Programi i studimeve të ciklit të tretë – Doktorata në Inxhinieri Nafte dhe Gazi  është përgatitur në kuadër të PKKZH “Polimerët në industrinë e naftës, efektiviteti teknik dhe ndikimi në koeficientin e naftënxjerjes, vlerësime ekonomiko-financiare”, shpallur fitues në kuadër të “Programit të Projekteve Kombëtare për Kërkim e Zhvillim (PKKZH 2019-2021)”me Vendimin Nr.11, datë 26.06.2019 të Bordit të Administrimit të Agjencisë Kombëtare të Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit (AKKSHI) (referuar Kontratës Nr.246 të protokollit të AKKSHI lidhur me UPT dhe Drejtuesin e Projektit). Programi i studimeve të ciklit të tretë – Doktorata në Inxhinieri Nafte dhe Gazi organizohet në mënyrë të tillë që të mundësojë përgatitjen e punonjësve kërkimorë-shkencorë (mbajtës të Gradës Doktor) me njohuri dhe ekspertizë lidhur me Projektimin dhe Shfrytëzimin e:

  • Projekteve Infrastrukturore të Transportit dhe Magazinimit të Naftës dhe Gazit, përfshirë sistemet e mbrojtjes dhe të dërgimit të informacionit në kohë reale;
  • Planeve Zhvillimore të Vendburimeve Hidrokarbure;
  • Bazave të Modelimit Numerik të Vendburimeve Hidrokarbure;
  • Hartimit të programeve kompjuterike apo njohjes me programet komerciale të modelimit dhe shfrytëzimit të Vendburimeve Hidrokarbure;
  • Projektimit të Puseve të Shpimit për të gjitha etapat e shfrytëzimit të Vendburimeve Hidrokarbure (duke filluar nga puset e Kërkim – Zbulimit deri te ato të Injektimit);
  • Projektimin e Lëngjeve Larës;
  • Mekanikën e Fluideve dhe Ligjësive të Filtrimit të Fluideve jo-Njutoniane;
  • Inxhinierisë së Rezervuarit, Regjimeve Natyrore, Llogaritjes së Rezervave dhe Koeficientit të Shfrytëzimit të Shfrytëzimit të Vendburimeve Hidrokarbure;
  • Metodave të Veprimit në Shtresë me synim Përmirësimin e Treguesve të Shfrytëzimit (rritjes së Koeficientit të Naftënxjerrjes).

Përvoja e deritanishme e studentëve që kanë përfunduar studimet në fushën e industrisë së naftës (për të dy ciklet e studimeve si edhe për DIND), tregon që ata janë punësuar dhe kanë paraqitur nivel të mirë në zgjidhjen e detyrave profesionale. Studentët e Programit të studimeve të ciklit të tretë – Doktorata në Inxhinieri Nafte dhe Gazi, pajisen me njohuri që duhen për zbatim në fusha të tilla të rëndësishme të ekonomisë si industria e naftës, projektimit të puseve të shpimit, projektimit të lëngjeve larës, ligjësive të filtrimit të fluideve jo-Njutonianë, teknologjitë e informacionit, projektet infrastrukturore, modelimin numerik, metodave të llogaritjes së rezervave, MVSH etj. Ato përbëjnë një kontigjent të kërkuar nga tregu i punës. Përfundimi i ciklit të studimeve të ciklit të tretë – Doktorata në Inxhinieri Nafte dhe Gazi, u krijon të diplomuarve shanse për tu punësuar në fushat e mëposhtme të aktivitetit ekonomik e administrativ:

  • Shoqëritë private të sektorëve industrialë dhe institucioneve kërkimorë-shkencorë;
  • Universitetin Politeknik të Tiranës;
  • Agjencinë Kombëtare të Burimeve Natyrore;
  • Institucionet lokale dhe qendrore të cilat merrem me sektorët industrialë;
  • Institucionet dhe kompanitë private të industrisë së naftës, gazit dhe ujit;
  • Prefekturat, bashkitë dhe qarqet për problemet e lidhur me industrinë, me përparësi sektorin e Hidrokarbureve.

Në fund të kursit të Diplomës të ciklit të tretë – Doktorata në Inxhinieri Nafte dhe Gazi, i diplomuari me Gradën Shkencore “Doktor” mund të zgjedhë dhe të aplikojë për të plotësuar dijet e tij përmes studimeve post-doktorale.

Laboratorët në DBE

Nr.LABORATORIAuditori/SallaPED/LAB
1Mekanika e Fluideve në Mjediset Porozë103Sotir TEGO/Luljeta JORGJI
2Fizika e Shtresës103Sotir TEGO/Luljeta JORGJI
3PVT+KROMATOGRAFIA104Nevton KODHELAJ/Sonata PREGJA Spiro THODHORJANI/ Luljeta JORGJI
4Fluideve Teknologjike106Riza ALETI/Benteada SHURDI
5Metodave të Veprimit në Shtresë100Spiro THODHORJANI/Luljeta JORGJI
6Energjive Fosile/Energjive të Rinovueshme100/104Spiro THODHORJANI/ Luljeta JORGJI Nevton KODHELAJ/Sonata PREGJA

Në kuadër të përpjekjeve që po bëhen për rikonstruksionin e plotë të godinës së Fakultetit të Gjeologjisë dhe të Minierave do të bëhet riorganizimi i tyre si vijon:

  • Laboratori i Mekanikës së Fluideve në Mjediset Porozë dhe Hidraulikës së Nëntokës;
  • Laboratori i Fluideve Teknologjikë;
  • Laboratori i Përpunimit të Vendburimeve;
  • Laboratori i Metodave të Veprimit në Shtresë;
  • Laboratori i PVT dhe Gaz/Likuid Kromatografisë;
  • Laboratori i Modelimit të Vendburimeve HK dhe Akuiferëve;
  • Laboratori i Inxhinierisë së Shpimit të Puseve;
  • Laboratori i Pajisjeve dhe Makinerive të Shpimit të Puseve dhe Shfrytëzimit të Vendburimeve HK – Sistemet e Grumbullimit, Transportit dhe Trajtimit të HK;
  • Laboratori i Energjive të Rinovueshme dhe Modelimit të tyre