Departamenti i Shkencave të Tokës

Departamenti i Shkencave të Tokës
Universiteti Politeknik i Tiranës · Fakulteti i Gjeologjisë dhe i Minierave ana.fociro@fgjm.edu.al
Earth Sciences · Albania

Departamenti
i Shkencave
Tokës.

Një traditë akademike gati 60-vjeçare, e ndërtuar mbi gjeologjinë, gjeofizikën, mineralogjinë, gjeokiminë, petrografinë, paleontologjinë dhe tektonikën.

Njihuni me departamentin
60+ vite përvojë kërkimore–mësimore
70% e mësimdhënies në Bachelor Inxhinieri Gjeologjike
04 programe Bachelor dhe Master
02 grupime mësimore– kërkimore
01 / Departamenti

Një histori
e ndërtuar
në Tokë.

Departamenti i Shkencave të Tokës përbën nga ana organizative një vijim dhe njëkohësisht integrim të përvojës gati 60 vjeçare kërkimore–mësimore të stafeve akademike të ish-katedrave të Mineralogji-Petrografi-Gjeokimisë, Paleontologji-Tektonikë-Gjeologji e Shqipërisë dhe Gjeofizikës.

Stafi akademik i Departamentit mbështet në masën rreth 70% mësimdhënien në diplomën Bachelor në Inxhinieri Gjeologjike si dhe mësimdhënien në disiplinat përkatëse në gjithë diplomat Bachelor e Master të Fakultetit të Gjeologjisë dhe të Minierave.

Niveli i lartë i kualifikimit shkencor, shkalla e specializimit dhe bashkëpunimet e stafit akademik me kolegë të universiteteve analoge, janë mëshiruar në numrin dhe nivelin e botimeve shkencore brenda dhe jashtë vendit, pjesëmarrjeve aktive në evenimente shkencore brenda dhe jashtë vendit, drejtimin dhe/ose pjesëmarrjen në projekte kërkimore.

02 / Kërkim

Të kuptosh
strukturën
e Tokës.

Niveli i lartë i kualifikimit shkencor, shkalla e specializimit dhe bashkëpunimet me universitete analoge mbështesin një veprimtari kërkimore të integruar.

01 Gjeologji Regjionale
02 Gjeofizikë
03 Mineralogji
04 Gjeokimi
05 Petrografi
06 Paleontologji & Tektonikë
Përgjegjëse e Departamentit

Prof. Asoc. Dr.
Ana Fociro

Departamenti i Shkencave të Tokës
03 / Stafi

Njerëzit
pas
shkencës.

Stafi akademik i Departamentit përfaqëson ekspertizë të specializuar në fushat e gjeologjisë regjionale, gjeofizikës, mineralogjisë, gjeokimisë dhe petrografisë.

01

GMK e Gjeologjisë Regjionale dhe Gjeofizikës

01 Prof. dr. Mensi PRELA Profesor
02 Prof. dr. Shaqir NAZAJ Profesor
03 Prof. dr. Çerçis DURMISHI Profesor
04 Dr. Altin KARRIQI in
05 Flutura HAFIZI Personel ndihmës / Akademik
02

GMK Mineralogji – Gjeokimi – Petrografi

01 Prof. as. Bardhyl MUCEKU Profesor i asociuar
02 Prof. dr. Agim SINOJMERI Profesor
03 Prof. dr. Arjan BEQIRAJ Profesor
04 Prof. dr. Enkeleida BEQIRAJ Profesor
05 Prof. Asoc. Dr. Ana Fociro in
06 Msc. Aurela JAHJA Akademik
07 Arbana LINATOPI Personel ndihmës / Akademik
08 Remand METUSHLLARI Personel ndihmës / Akademik
04 / Studime

Programet
e studimit.

Departamenti administron 4 diploma: dy Bachelor dhe dy Master (Profesional dhe Shkencor).

01
Bachelor
Inxhinieri Gjeologjike
02
Bachelor
Inxhinieri Gjeomjedisi
03
Master Profesional
Inxhinieri Gjeomjedisi
04
Master Shkencor
Inxhinieri e Gjeomjedisit
05 / Dokumente

Dokumente
akademike.

Dokument · Projekt Diplomë

Fletët e kontrollit për Projekt Diplomë

DSHT DOCX 2025
Hap dokumentin