Programe Studimi

BACHELOR NË “INXHINIERI GJEOLOGJIKE”

  1. Profili kulturor dhe profesional i studentit në përfundim të programit.

Studenti do të jetë i aftë të kontribuojë në studime dhe projektime gjeologjike dhe të drejtojë zbatimin e tyre në: kërkimin e vendburimeve të mineraleve të ngurta, hidrogjeologji, gjeologji inxhinierike, hartografim gjeologjik, etj.

  • Njohuritë dhe kompetencat që karakterizojnë profilin

Studenti do të ketë tërë njohuritë e nevojshme për të kryer punë të karakterit zbatues, studimor dhe projektues (në bashkëpunim me specialistë më të kualifikuar) në fushat e sipërpërmendura:

  • Kërkim-zbulim vendburimesh të mineraleve të ngurta
  • Hidrogjeologji
  • Gjeologji Inxhinierike
  • Hartografim gjeologjik
  • Punime gjeofizike
  • Mundësitë për punësim

Përfundimi i ciklit të studimeve Bachelor u krijon të diplomuarve shanse për t’u punësuar në fushat e mëposhtme të aktivitetit ekonomik e administrativ:

  • Shërbimi Gjeologjik Shqiptar
  • Shoqëritë private të shfrytëzimit të karrierave
  • Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore
  • Kompanitë private të shfrytëzimit të burimeve minerare
  • Institucionet e mjedisit, gjeomjedisit
  • Institucionet dhe kompanitë private të studimit të infrastrukturës
  • Institucionet dhe kompanitë private për zhvillimin e turizmit
  • Prefekturat, bashkitë dhe qarqet për problemet e studimeve urbanistike dhe të mbrojtjes nga rreziqet natyrore

BACHELOR NË “INXHINIERI GJEOMJEDISI

  1. Profili kulturor dhe profesional i studentit në përfundim të programit.

Studenti do të jetë i aftë të kuptojë dhe qëmtojë dukuritë mjedisore me qëllim shfrytëzimin e tyre për një zhvillim të qëndrueshëm në drejtim të përmirësimit të zhvillimit ekonomik nga këndvështrimi mjedisor.

  • Njohuritë dhe kompetencat që karakterizojnë profilin

Mbështetur në një formim bazë konceptual dhe metodologjik inxhinierik, studimet bachelor në inxhinieri gjeomjedisi ofrojnë një përgatitje të vecantë që formon studentët në realizimin e:

  • studimit të impaktit mjedisor nga ndërtimi dhe infrastruktura,
  • zhvillimit të sistemit të menaxhimit mjedisor, parandalimit dhe kontrollin e riskut hidrogjeologjik dhe monitorimin e evoluimit të territorit;
  • ndjekjen në vijimësi të katastrofave nstyrore  
  • mbrojtjen nga rreziku natyror (sizmik, vullkanik dhe aluvional);
  • të analizës së riskut mjedisor të imponuar nga faktorë natyrorë dhe njerëzorë,
  • monitorimin e përmbajtjes së emetimeve të ndotësve në fund të proceseve dhe të impaktit mjedisor të tyre;
  • Hartimit të VNM Paraprake dhe të Thelluara;
  • Hartimit të VSM;
  • Auditit Mjedisor;
  • Monitorimit Mjedisor
  • përpunimin e mbetjeve të ngurta dhe të çlirimeve gazore;
  • pastrimin “in situ” të tokave të ndotura.

Kursi i formimit të gjeomjedisit i kushtohet aspekteve të metodologjisë dhe operativitetit që i japin mundësi inxhinierit të futet me kompetencë në sektorin e inxhinierisë gjeomjedisore për të komunikuar në gjuhën teknike dhe të njohurive edhe me fusha e tjera të inxhinierisë si atë të hidrogjeologjisë, të burimeve minerare dhe energjisë, të ndërtimit, hidroteknikës etj.

  • Mundësitë për punësim

Figura e formimit të inxhinierit të gjeomjedisit është shumëdisiplinore, me një formim inxhinierik që e lejon të ketë një vizion të gjerë dhe në të kuptuarit e problemeve aktuale me një përshtatje shumë të mirë në fushën e zbatimit, dinamik dhe të zhdërvjellët.

Nga kjo pikëpamje mundësitë e punësimit janë në strukturat publike dhe private, si në mjedise zyrash në menaxhimin dhe kontrollin e punimeve dhe proceseve apo bashkepunimi në fazen e bazave të projektimit ashtu dhe direkt në kantier si drejtues i punimeve në realizimin e veprave të infrastrukturës.

Studenti do të jetë i aftë ta hartojë raporte të VSM, VNM Paraprake apo të Thelluara, të marrë pjesë në proceset e monitorimeve dhe të auditeteve mjedisor, të hartojë planet të menaxhimit mjedisor për projekte të rëndësisë dhe shkallëve të ndryshme, të hartojë planet e kontrollit të kompanive të ndërtimit etj.

MASTER PROFESIONAL NË INXHINIERINË E GJEOMJEDISIT

Studenti do të jetë i aftë të kuptojë dhe qëmtojë dukuritë mjedisore me qëllim shfrytëzimin e tyre për një zhvillim të qëndrueshëm duke u bërë pjesë e prirjes së domosdoshme të kontributit në drejtim të përmirësimit të zhvillimit ekonomik nga këndvështrimi mjedisor.

Kurrikula e ciklit të dytë “Master profesional” ofron formim të thelluar profesional te cilat japin njohuri të thelluara, teorike dhe praktike, për kerkime e punime të pavarura në fushën e gjeomjedisit.

Mbajtësi i diplomës kombinon aftësitë teknike, profesionale me kontekstin kulturor, gjë që i jep mundesi per t’u punesuar ne zbatimin e projekteve inxhinierike, në laboratorë të provave, kalibrimit dhe certifikimit për pajtushmërinë me normat europiane të çështjeve mjedisore, ne menaxhimin e ndërhyrjeve për rekuperime të ndryshme mjedisore etj.

Specialisti i diplomuar në Master Profesional, është në gjendje të përballojë sfidat dhe kërkesat e tregut, në fushën e gjeomjedisit, në zbatimin e projekteve inxhinierike ne kete fushe, si autor ose si bashkeautor.

MASTER I SHKENCAVE NË INXHINIERI GJEOMJEDISI

Kursi i formimit master shkencor në gjeomjedis ka si objektiv final formimin e një figure profesionale të inxhinierit te gjeomjedisit me kulturë te thelle shkencore shumëdisiplinore në drejtim të njohjes, parandalimit dhe menaxhimit të fenomeneve që shkaktojne prishjen dhe ndotjen e gjeomjedisit, si dhe të impianteve dhe proceseve për trajtimin dhe perpunimin e mbetjeve.

Kurrikula e ciklit të dytë “Master i Shkencave” ofron njohuri dhe formim të thelluar shkencor për ushtrimin e iniciativave dhe aftësive vendim-marrëse në situata komplekse dhe të paparashikueshme lidhur me probleme mjedisore.

Mbajtësi i diplomës master zoteron aftësi per t’u punësuar në projekte inxhinierike ne fushen e gjeomjedisit;  në hartimin e projekteve  të tilla si bashkëautor dhe si autor, në laboratorë të provave, kalibrimit dhe certifikimit për pajtueshmërinë me normat europiane të çështjeve mjedisore etj. Ai gjithashtu zoteron njohuri te mjaftueshme per te vazhduar studimet e metejshme ne ciklin e trete te studimeve (doktorature) ne fushen e gjeomjedisit.

Specialisti i diplomuar në “Master i Shkencave”, është në gjendje të përballojë sfidat dhe kërkesat e tregut, në fushen e gjeomjedisit, ne hartimin dhe zbatimin e projekteve inxhinierike ne kete fushe, si autor ose si bashkeautor.