Inxhinieria e Burimeve Minerare

Departamenti i Inxhinierisë së Burimeve Minerare (DIBM)

Eshtë një prej njësive bazë mësimore dhe shkencore të Fakultetit të Gjeologjisë dhe të Minierave të Universitetit Politeknik të Tiranës. Eshtë struktura që nxit, organizon dhe zhvillon veprimtarine mësimore në fushën e Inxhinierisë së Burimeve Minerare në tërësi, kërkimin shkencor dhe atë të konsulencës mbi bazën e kontakteve dhe marrëveshjeve në fushat e veprimtarisë së tij, në përputhje me Rregulloren e Brendshme të Fakultetit të Gjeologjisë dhe të Minierave dhe Statutin e Universitetit Politeknik të  Tiranës.

MISIONI


Misioni i DIBM, në kuadër të FGJM, bazohet në, seriozitetin, transparencën, inovacionin, bashkëpunimin, transferimin e njohurive në fushën e shkencës dhe të edukimit për të:

  • Dhënë arsim me cilësi të lartë.
  • Krijuar mundësitë të transmetojë, të zhvillojë e të mbrojë dijet me anën e mësimdhënies, kërkimit shkencor dhe shërbimeve.
  • Ofruar mundësi për të përfituar nga arsimi i lartë gjatë gjithë jetës.
  • Formuar specialistë të lartë dhe të përgatisë shkencëtarë të rinj.
  • Dhënë dhe krijuar mundësi për shkëmbimin e njohurive brenda vendit e me gjerë
  • Përhapur njohuri e rritur dijet duke promovuar vlerat shkencore e kulturën e punës.
  • Kontribuar  në rritjen e standardeve të demokracisë e të qytetërimit të shoqërisë dhe në përgatitjen e të rinjve për një shoqëri të tillë.
  • Të modelojë një kulturë të gjithë përfshirjes, qe të ndihmojë zhvillimin ekonomik në nivel kombëtar.

 


VIZIONI

“Vizioni i DIBM, si njësi unike në Shqipëri për përgatitjen e specialisteve për industrinë minerare, do te jete ne vazhdimësinë e përgatitjes së specialisteve në këto shkenca, duke synuar përsosjen dhe konsolidimin e formimit akademik dhe zgjidhjen e problemeve të rëndësishme kërkimore dhe shkencore në shkallë vendi dhe rajoni, në fushën e inxhinierisë minerare, inxhinierisë se matjeve ne miniera dhe inxhinierisë se pasurimit te mineraleve. Ne  do të shfrytëzojmë burime të përditësuara informacioni dhe teknologji të reja, për të mbështetur mësimin, kërkimin shkencor dhe zgjidhjen e problemeve konkrete te projektimit, prodhimit e përpunimit  te lendeve te para minerare. Kjo do te arrihet duke marre ne konsiderate tendencat e arsimit të lartë, analizën strategjike të DIBM për të identifikuar idetë, për të ruajtur pikat e forta, rritur mundësitë, për të minimizuar dobësitë, dhe për të lehtësuar problematikat ne punën mësimore shkencore dhe atë prodhuese..”

— DIBM

 


Praktika Mësimore në DIBM