Departamenti synon te nxise, bashkerendoje dhe administroje veprimtarite e mesimdhenies dhe veprimtarite kerkimore, duke respektuar lirite akademike te personelit akademik dhe te drejten e tij per te shfrytezuar burimet materiale dhe financiare ne dispozicion te departamentit.
Departamenti i Gjeologjise se Zbatuar dhe GjeoInformatikes si njesi baze kerkimore – shkencore e FGJM-se, krahas punes mesimore ka pjese perberese dhe punen shkencore, e cila sherben per rritjen e nivelit akademik te gjithe stafit, rifreskimin dhe modernizimin e laboratoreve si dhe plotesimin e nevojave per te tretet. Pjese e rendesishme e ketij aktiviteti jane dhe pjesemarrja ne konferenca, seminare, eorkshope kombetare dhe nderkombetare, si dhe botimet e ndryshme tekste, artikuj etj. Departamenti nuk eshte vetem pjesmarres ne aktivitet e ndryshme shkencore (konferenca, workshope, seminare, shkolla verore etj.) por edhe organizues i tyre.
DIPLOMIMI
Te dashur studente, bashkelidhur do te gjeni udhezuesit dhe materialet ndihmese te procesit te diplomimit prane Departamentit te Gjeologjise se Zbatuar dhe Gjeoinformatikes.