Njoftim për seanca informuese për programet Fulbright dhe Humphrey

Programi Hubert H. Humphrey

Programi Hubert H. Humphrey dërgon në Shtetet e Bashkuara profesionistë që janë në mes të karierës së tyre profesionale dhe me potencial udhëheqës, për një program dhjetë mujor, të nivelit pasuniversitar, me kurse akademike dhe aktivitete të zhvillimit profesional por që nuk përfundon me diplomë. Duke iu ofruar udhëheqësve të ardhshëm dhe hartuesve të politikave një përvojë në shoqërinë dhe kulturën amerikane, si edhe fushat profesionale, programi siguron një bazë të qëndrueshme për lidhje të frytshme mes amerikanëve dhe homologëve të tyre profesionistë jashtë shtetit. Kandidatët nominohen në bazë të potencialit për udhëheqje dhe përkushtim në shërbim publik.

Kriteret e Përzgjedhjes:

  • Aplikantët duhet të jenë qytetarë të Republikës së Shqipërisë
  • Aplikantët duhet të kenë të paktën një diplomë të nivelit Bachelor nga një program studimi me kohë të plotë katër vjeçar (ose diplomë te programeve tre + një ose tre + dy sipas Sistemit të Bolonjës).
  • Aplikantët duhet të jenë të punësuar në Shqipëri
  • Aplikantët duhet të kenë të paktën pesë vjet përvojë profesionale pune në fushën e studimit
  • Aplikantët duhet të kenë një nivel të mirë të gjuhës angleze të folur dhe të shkruar (ekuivalente të nivelit B2; Përfshini rezultatet e provimit të TOEFL ose IELTS nëse janë të vlefshme)
  • Aplikantët duhet të demonstrojnë aftësi lidershipi dhe përkushtim në shërbimin publik
  • Aplikantët duhet të kuailifikohen për të marrë vizë J-1.
  • Aplikantët duhet të kenë rekorde të mira shëndetësore.

Thirrja pwr vitin akademik 2023-2024 hapet sw shpejti.

Per me shume informacion, te interesuarit mund te klikojne ne  https://al.usembassy.gov/education-culture/educational-exchange-programs/fulbright-programs/

Per pyetje te tjera mund te kontaktojne edhe ne kete adrese email: CultureandEducationTirana@state.gov


Programi Fulbright për Studiues të Huaj (Fulbright Visiting Scholar Program) është një program post-doktoral që zgjat tre deri në gjashtë muaj, dhe u jep mundësi studiuesve të rinj apo me më shumë përvojë, lektorëve të universitetit dhe ekspertëve nga institucione akademike dhe kërkimi, të bëjnë kërkime dhe/ose të japin mësim në një universitet në Shtetet e Bashkuara.

Aplikimet janë të hapura për të gjitha fushat e studimit https://apply.iie.org/fvsp2023 .

Ju lutemi përzgjidhni me kujdes disiplinën e duhur dhe fushën primare të specializimit nga lista që ofrohet në formularin e aplikimit.

Bursat zakonisht zgjasin tre deri në gjashtë muaj në një universitet në Shtetet e Bashkuara. Kandidatët janë të detyruar të kthehen në Shqipëri për të paktën dy (2) vjet në përfundim të programit.

  • Kërkesat për Kualifikim
  • Aplikantët duhet të jenë qytetarë të Republikës së Shqipërisë
  • Aplikantët duhet të kenë gradën Doktor ose të jenë kandidatë për gradën Doktor në fushën e tyre të studimit
  • Aplikantët duhet të kenë të paktën pesë vjet përvojë mësimdhënie dhe/ose kërkimore në një universitet shqiptar ose institucion tjetër kërkimor
  • Aplikantët duhet të kenë një nivel të mirë të gjuhës angleze të folur dhe të shkruar (ekuivalente të nivelit B2; rezultatet e provimit të TOEFL nuk janë të detyrueshme në momentine aplikimit)
  • Aplikantët duhet të kuailifikohen për të marrë vizë J-1
  • Aplikantët duhet të kenë rekorde të mira shëndetësore

Per me shume informacion, te interesuarit mund te klikojne ne  https://al.usembassy.gov/education-culture/educational-exchange-programs/fulbright-programs/

Per pyetje te tjera mund te kontaktojne edhe ne kete adrese email: CultureandEducationTirana@state.gov ose te regjistrohen Info Session Google Form për të ndjekur seancat informative në lidhje me programin të ofruara nga stafi i Zyrës së Marrëdhënieve me Publikun.

Programi Fulbright për Studentë të Huaj (Fulbright Foreign Student program) është një program një ose dy vjeçar për profesionistë të rinj dhe ata që kanë përfunduar studimet, të interesuar të ndjekin studime në nivelin Master në Shtetet e Bashkuara.

Aplikimet janë të hapura për të gjitha fushat e studimit. https://apply.iie.org/ffsp2023/

Per vitin akademik 2023-2024, në zbatim të Memorandumit të Mirëkuptimit për Programin e Shkëmbimit Akademik Fulbright, Qeveria e Republikës së Shqipërisë, firmosur më 25 shtator 2019, do te financoje applikantet e perzgjedhur në nje nga fushat e mëposhtme:

  1. Education
  2. Engineering
  3. Natural Sciences
  4. Technology
  5. Math
  6. Information technology and communication
  7. Veterinary Sciences

Bursat zakonisht zgjasin një deri në dy vjet në një universitet në Shtetet e Bashkuara për të ndjekur studime për gradën Master. Kandidatët janë të detyruar të kthehen në Shqipëri për të paktën dy (2) vjet në përfundim të programit. 

Kërkesat për Kualifikim

•             Aplikantët duhet të jenë qytetarë të Republikës së Shqipërisë.

•             Aplikantët duhet të kenë të paktën një diplomë të nivelit Bachelor nga një program studimi me kohë të plotë katër vjeçar (ose diplomë të programeve tre + një ose tre + dy, sipas sistemit të Bolonjës).

•             Aplikantët duhet të kenë të paktën dy vjet përvojë profesionale pune në fushën e studimit dhe të shfaqin aftësi udhëheqëse

•             Aplikantët duhet të kenë një nivel të mirë të gjuhës angleze të folur dhe të shkruar (ekuivalente të nivelit B2; rezultatet e provimit të TOEFL nuk janë të detyrueshme në momentin e aplikimit.)

•             Aplikantët duhet të kuailifikohen për të marrë vizë J-1.

•             Aplikantët duhet të kenë rekorde të mira shëndetësore.

Per me shume informacion, te interesuarit mund te klikojne ne  https://al.usembassy.gov/education-culture/educational-exchange-programs/fulbright-programs/

Per pyetje te tjera mund te kontaktojne edhe ne kete adrese email: CultureandEducationTirana@state.gov ose te regjistrohen Info Session Google Form për të ndjekur seancat informative në lidhje me programin të ofruara nga stafi i Zyrës së Marrëdhënieve me Publikun.