SEZONI I VJESHTËS
Në zbatim të NDRYSHIME NË STRUKTURËN MËSIMORE PËR VITIN AKADEMIK 2020-2021, DUKE FILLUAR NGA DATA 15.02.2021 si dhe në kushtet e krijuara nga pandemia “COVID-19” Rektori i UPT ka shpallur “Ndryshimet në Strukturën Mësimore për Vitin Akademik 2020-2021, Semestri i Dytë duke filluar nga data 29.03.2021 për Ciklin e Parë dhe Programet e Integruara të Studimeve të Ciklit të Dytë dhe Ciklin e Dytë të Studimeve – Master i Shkencave dhe Master Profesional” të cilat përcaktojnë SEZONIN E MBROJTJES SË DIPLOMAVE DHE DHËNIES SË PROVIMIT TË FORMIMIT PËR TË GJITHË STUDENTËT QË DIPLOMOHEN NË VITIN AKADEMIK 2020-2021 – SEZONI I VJESHTËS, NË PERIUDHËN 27.09 ÷ 12.10.2021.
Në datën 08.10.2021, në Departamentin e Inxhinierisë së Burimeve Minerare (Auditori KRISART), ORA 0830 DO TË ORGANIZOHET MBROJTJA E DIPLOMAVE për Programet e Studimeve “Bachelor”, “Master Profesional” në diplomat që administrohen nga Departamenti i Inxhinierisë së Burimeve Minerare.
Lajmërohen të gjithë studentët e Diplomave të mësipërme, të cilët kanë rregjistruar temat pranë DIBM-së, si edhe kanë kaluar me sukses kontrollet përkatëse, SE DATA E FUNDIT E DORËZIMIT TË MATERIALEVE DO TË JETË 28.09.2021, ORA 1200 (zyra Dr. Jeton Pekmezi). Studentët duhet të dorëzojnë:
1. Temën e Diplomës në variant të printuar (të strukturuar sipas kërkesave të udhëzimit mbi Temën e Diplomës dhe të nënshkruar nga udhëheqësi përkatës);
2. Temën e Diplomës në variant elektronik (CD/DVD);
3. Prezantimin në ppt. (CD/DVD). Lajmërohen të gjithë studentët e Diplomës Bachelor në “Inxhinierinë e Gjeoburimeve”, profili “Gjeoinxhinieri”, SE DATA E PROVIMIT TË FORMIMIT DO TË JETË 08.10.2021 – AUDITORI KTS, ORA 0900. Programet e shkurtuara, metodologjinë e vlerësimit si edhe pyetjet mund ti gjeni pranë Departamentit të Inxhinierisë së Burimeve Minerare.