FTESË PËR PJESËMARRJE NË KONKURSIN E 15-të NDËRKOMBËTAR TË ROBOTËVE MEB

Të nderuar studentë,

Ministria e Arsimit e Republikës së Turqisë, në datat 08–11 mars 2023, në Kompleksin Sportiv “Naim Sűlejmanoğlu”, në Bursa, do të organizojë me nxënës dhe studentë Konkursin e 15-të Ndërkombëtar të Robotëve MEB.

Konkursi do të zhvillohet në 14 degë: Krahu i robotëve industrialë; ndjekësi i linjës, niveli bazë; ndjekësi i linjës, niveli i avancuar; ndjekësi i shpejtë i linjës; mjeti ajror pa pilot; mini sumo; dizenjo-ndërto; mbledhës vezësh; mjeshtri i labirintit; robot tozkoparan, niveli bazë; si dhe projekte me temë të lirë.

Shpenzimet për pjesëmarrësit në konkurim (dy studentë dhe një profesor ose drejtues) do të përballohen nga pala turke.

Informacion me te detajuar mund te merrni ne link: http://robot.meb.gov.tr

Studentët kandidatë duhet të paraqesin pranë Drejtorisë së Komunikimit dhe Koordinimit pranë Rektoratit të UPT brenda datës 26 Janar 2023, kërkesën për pjesëmarrje, së bashku me dokumentacionin e mëposhtëm:

a) Vërtetim studenti
b) Projekti/ punimi i shoqëruar edhe me aprovimin e profesorit apo drejtuesit të projektit/punimit.
Aplikimi i studentëve në linkun e dërguar nga Zyra e Koordinimit të Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim do të bëhet pas përzgjedhjes së tyre nga Komisioni i Vlerësimit në UPT.