B4Students – Konkursi i Sfidave të Biznesit. 24 tetor, afati i fundit për aplikim!

Urimet më të ngrohta për një vit të ri akademik sa më të mbarë!

Me shumë kënaqësi ju njohim me aktivitetin e rradhës për studentët – Business Challenge Competition 2021.

Si asnjëherë më parë, studentët do të ftohen të propozojnë individualisht zgjidhje për trajtimin e sfidave reale të një biznesi të mirënjohur në Shqipëri.

Qëllimi kryesor i konkursit është të mbështesë rritjen profesionale të studentëve që duan të testojnë aftësitë analitike dhe të drejtimit të biznesit.

Për studentët më propozimet më të mira, vlerësuar nga një panel ekspertësh, do të mundësohet:

•        Shpërblim monetar (vendi 1 – 250 Euro; vendi 2 – 200 Euro; vendi 3 – 150 Euro);

•        Trajnim falas në platformë ndërkombëtare për një teme të zgjedhur nga studenti;

•        Ofertë për praktikë profesionale në profilin e studimeve me mundësi punësimi.

Në materialin bashkëlidhur jepen detaje mbi sfidën, kompaninë, afatet, vlerësimin, etj.

Regjistrimi nga studentët është i mundur deri ditën E Dielë, më 24 tetor 2021.

Plotësimi i formularit të regjistrimit kryhet online në: B4Students Apply Now BCC – B4Students