Fituesit e vendit te dyte te 'Microsoft Imagine Cup' - tre studente nga Gjeoinformatika.

Me date 22 Prill 2015 Microsoft Albania ne bashkepunim me Canadian Institute of Technology Konkursi Kombetar Studentor "Imagine Cup", per te pestin vit radhazi, nen kujdesin e Ministrise se Arsimit dhe Sporteve, Ministrise per Inovacion dhe Administraten Publike, Ministria per Mireqenien Sociale dhe Rinise si dhe me mbeshtetje te gjere nga Stafi Akademik i Universiteteve Publike dhe Private, Partneret, Biznesi. Imagine Cup eshte konkurs global studentor i teknologjise ku i ofron te rinjve mundesi permes disiplinash te punojne ne ekip, te perdorin krijueshmerine, pasionin dhe dijen per teknologjine per te krijuar aplikacione, lojra dhe zgjidhje te integruara qe permiresojne jetesen. Imagine Cup krijon brezin e ardhshem te zhvilluesve, kultivon shpirtin e sipermarresve dhe inspiron studentet te perdorin, te krijojne inovacione duke perdorur platformen Microsoft. Konkursi eshte sfide per ekipet e talentuara qe te zhvillojne projektet e tyre, duke ofruar zbatime novatore softuerike, zbatueshmeri praktike dhe duke paraqitur zgjidhje reale per probleme aktuale ne vend dhe ne bote. Tema eshte "Imagjinoni nje bote ku teknologjia ndihmon ne zgjidhjen e problemeve me te veshtira."
Konkuruesit garuan duke ofruar zgjidhje novatore softuerike qe jane ne perputhje me temen dhe duke paraqitur zgjidhje per problemet me te cilat perballet shoqeria sot.
Grupi Master Minds me Projektin "Blood Donors circle" i perbere nga tre student te Gjeoinformatikes u shpall fitues i vendit te dyte.

Microsoft Albania: https://www.facebook.com/media/set/?set=a.804351816322244.1073741862.285431794880918&type=1