Departamenti i Shkencave te Tokes

Departamenti i Shkencave te Tokes perben nga ana organizative nje vijim dhe njekohesisht integrim te pervojes gati 60 vjecare kerkimore – mesimore te stafeve akademike te ish-katedrave te Mineralogji-Petrografi-Gjeokimise, Paleontologji-Tektonike-Gjeologji e Shqiperise dhe Gjeofizikes. Sot ka ne perberjen e tij kater grupe kerkimore-mesimore, ku shfaqet si nje drejtim i ri ai i Sedimentologjise dhe Gjeologjise Detare. Stafi akademik i Departamentit mbeshtet ne masen rreth 70% mesimdhenien ne diplomen Bachelor ne Inxhinieri Gjeologjike si dhe mesimdhenien ne disiplinat perkatese ne gjithe diplomat Bachelor e Master te Fakultetit te Gjeologjise dhe te Minierave. Niveli i larte i kualifikimit shkencor, shkalla e specializimit dhe bashkepunimet e stafit akademik me kolege te universiteteve analoge, jane meshiruar ne numrin dhe nivelin e botimeve shkencore brenda dhe jashte vendit, pjesemarrjeve aktive ne evenimente shkencore brenda dhe jashte vendit, drejtimin dhe/ose pjesemarrjen ne projekte kerkimore. Sfide e stafit akademik ne te ardhmen mbetet forcimi i infrastruktures laboratorike dhe ngritja e plotesimi me kampionature i Muzeut Gjeologjik.

Pergjegjesi i Departamentit te Shkencave te Tokes

Prof. as. Dr. Bardhyl Muceku

Shkenca Toke

Ne kuadrin e reformimit te kurrikulave te Universiteteve dhe implementimit te Kartes se Bolonjes ne arsimin e larte te Republikes se Shqiperise, ne vitin akademik 2005-2006 filluan studimet ne Diplomen Inxhinieri ne Shkencat e Tokes te propozuar nga stafi akademik i Departamentit te Shkencave te Tokes, sipas modelit te diplomes Bachelor ne Shkencat e Tokes dhe Mjedisit, te Departamentit te Shkencave te Tokes dhe Mjedisit te Universitetit te Gjeneves, Zvicer. Ne vitin 2009, ne zbatim te udhezimit nr. 14, 15 te MASH per respektimin e raporteve midis disiplinave te formimit te pergjithshem, karakterizuese, te ngjashme dhe integruese dhe disiplinave me zgjedhje, u futen ne programin mesimor te diplomes lende te profilit inxhinierik dhe u rrit pasha e lendeve te formimit baze. Rishikimi i programit mesimor ne vitin 2012 synoi nje qasje me te plote drejt modelit te Gjeneves nepermjet korigjinit te ngarkeses mesimore te lendeve te formimit karakterizues. Informacion me i detajuar mbi planin mesimor te diplomes dhe programet e shkurtuara te lendeve mund te merret duke klikuar ne dokumentat respektive:

Plani mesimor - Bachelor ne Inxhinieri Gjeologjike Programet e shkurtuara ( Bachelor)

Stafi Akademik

Grupi mesimor i Gjeologjise Regjionale

  • Prof. Dr. Shaqir Nazaj – Gjeologji Regjionale (Pergjegjes i Grupit) CV
  • Prof. Dr. Avni Meshi – Gjeologji Strukturore CV
  • Prof. Dr. Eleni Gjani – Paleontologji
  • Prof. Dr. Engjell Prenjasi – Hartografim Gjeologjik CV
  • Prof. Dr. Mensi Prela – Stratigrafi CV

Grupi mesimor i Mineralogji - Gjeokimi - Petrografise

  • Prof. Asoc. Dr. Bardhyl Muceku – Petrologji (Pergjegjes i Grupit) CV
  • Prof. Dr. Agim Sinojmeri – Mineralogji CV
  • Prof. Dr. Arjan Beqiraj – Gjeokimi CV
  • Prof. Asoc. Dr. Enkeleida Beqiraj Goga – Mineralogji CV

Grupi mesimor i Sedimentologjise dhe Gjeologjise Detare

  • Prof. Dr. Çerçis Durmishi – Sedimentologji (Pergjegjes i Grupit)CV
  • Prof. Asoc. Dr. Irakli Prifti – Gjeologji Detare – Gjeokimi Organike CV
  • Msc. Ana Qorri – Petrografi Sedimentare

Grupi mësimor i Gjeofizikës

  • Prof. Dr. Perparim Alikaj – Elektrometri (Pergjegjes i Grupit) CV
  • Prof. Dr. Vilson Silo – Sizmike CV Librat
  • Dr. Ardian Shehu – Gjeofizike Mjedisore CV
  • Msc. Altin Karriqi – Sizmike-Elektrometri CV
  1. Laboratori i Mineralogjise
  2. Laboratori i Petrografise
  3. Laboratori i Elektrometrise
  4. Laboratori i Sizmikes
  5. Laboratori i Paleontologjise
  6. Laboratori i Gjeokimise
  7. Laboratori i pergatitjes se Shlifeve dhe Anshlifeve