Departamenti i Inxhinierise se Burimeve te Energjise

Departamenti i Burimeve te Energjise eshte tutor i diplomes se nivelit te pare (DNP) dhe nivelit te dyte (DND) sipas procesit te Bolonjes. Misioni i tij kryesor eshte pergatitja e specialisteve te rinj me njohurite e nevojshme dhe te gatshem per sektorin e Industrise se Naftes dhe me specifikisht: Shpimin e Puseve, Inxhinierine e Rezervuarit, Prodhimin e Naftes dhe te Gazit, Shfrytezimin e Burimeve Natyrore te Energjise. Po ashtu DBE synon te pergatise specialiste te rinj me njohurite e nevojshme per mbrojtjen dhe rehabilitimin e ambientit prej demtimeve dhe faktoreve te rrezikut ne sektoret e siperpermendur. Aktualisht DBE eshte e vetmja njesi e kerkimit shkencor ne fushen e hidrokarbureve ne Shqiperi. Si i tille ai mbulon gjithe aktivitetin shkencor lidhur me inxhinierine dhe teknikat e shfrytezimit te vendburimeve te naftes dhe te gazit ne vend. Ne perputhje me kerkesat e Kartes se Bolonjes ne DBE zhvillohet aktiviteti mesimor sipas niveleve te meposhtme:

  • Diplome Bachelor - 3 vjet - 180 ECTS:
  • Inxhinieri nafte
  • Inxhinieri Gjeomjedisi
  • Diplome Master - 2 vjet - 120 ECTS:
  • Inxhinieri ne Burimet e Energjise
  • Inxhinieri Gjeomjedisi
  • Menaxhim Inxhinjerik

Per keto diploma departamenti ka gati planet dhe programet mesimore te shkurtuar. Nderkohe, Departamenti po pergatit Planet dhe programet e Masterit te Nivelit I dhe Master i nivelit II qe do te jene shume shpejt te gatshem.

Departamenti eshte i organizuar ne grupet e meposhtem mesimor-kerkimor

Grupi Mesimor-Kerkimor i Inxhinierise se Naftes, Ujit dhe Gazit, i perbere nga: Prof. Dr. Spiro THODHORJANI (drejtues), Prof. Dr. Bashkim CELA, Prof. Dr. Sotir TEGO, Prof. As. Nevton KODHELAJ, Lab. As. Earta CELO, Lab. As. Luljeta JORGJI

Disiplinat kryesore qe mbulon ky grup jane:
Inxhinieria e shpimit te puseve. Konstruksioni i puseve dhe cimentimi i tyre. Fiziko-kimia e lengjeve te shpimit. Mekanika e shkembit. Lengjet e shpimit. Inxhinieria e rezervuarit. Metodat e rritjes se naftenxjerrjes (MVSH). Stimulimi i rezervuarit. Transporti i fluideve. Shfrytezimi i puseve te naftes dhe te gazit. Perpunimi i vendburimeve. Mjedisi ne industrine e naftes.

Fusha te kerkimit shkencor:
Shpimi i puseve te thelle. Cimentimi i kolonave te rrethimit. Bashkeveprimi i sistemit: leng lares-shtrese. Studimi i rheologjise se lengjeve lares. Trajtimi i informacionit te shpimit. Vetite mekanike dhe shfrytezimi i tyre per zgjedhjen e instrumentit shkembshkaterrues. Studimi kimik-fizik i sistemeve te fluideve. Studimi i vetive fiziko-mekanike te shkembinjve. Prova e shtreses. Perdorimi i polimereve per rritjen e prodhimit dhe shkalles se pervetesimit te puseve. Injektimi i ujit ne shtrese. Shfrytezimi i shtresave me metoda termike. Percaktimi i ngopshmerise mbetese te shtresave. Percaktimi i parametrave te lengjeve lares. Polimeret ne industrine e naftes. Karakteristikat e rezervuareve. Teknikat dhe teknologjite e reja te shpimit dhe shfrytezimit te puseve. Projektimi i shpimit te puseve. Projektimi i shfrytezimit te vendburimeve. Mjedisi ne industrine e naftes. Shpimi i puseve te ujit.

Grupi Mesimor-Kerkimor i menaxhimit dhe eksperimentimit inxhinierik i perbere nga: Prof. Dr. Riza ALETI (drejtues), Prof. Dr. Skender OSMANI, Ped. As. Nevina KOJA, Ped. As. Esmeralda ZEQO, Lab. As. Sonata PREGJA

Disiplinat kryesore qe mbulon ky grup jane:
Organizimi i industrise se naftes. Mekanika e fluideve. Matjet dhe kontrolli i proceseve teknologjike ne industrine e naftes. Modelimi i fluideve dhe rezervuareve. Gjeostatistika. Ekonomia dhe kontrolli i proceseve teknologjike. Shfrytezimi i rezervuareve. Mbrojtja e mjedisit. Menaxhimi i burimeve te energjise. Projekt inxhinjerik. Aspekte te menaxhimit financiar.

Fusha te kerkimit shkencor:
Studime dhe projektime te shfrytezimit te vendburimeve te naftes dhe te gazit. Studimi i vetive kolektorale te shkembinjve. Studime gjeostatistikore dhe modelime. Vetite e fluideve dhe te shtreses. Metodat e permiresimit te naftenxjerrjes. Mbrojtja e mjedisit. Menaxhimi i burimeve gjeotermale. Modelimi i rezervuareve. Studimi i vetive rheologjike te fluideve teknologjike ne kushtet e temperaturave dhe presioneve te larta. Menaxhim mjedisor. Legjislacion dhe kontrata ne industrine e naftes.

Laboratoret:
Laboratori i Modelimeve te Burimeve te Energjise
Laboratori Inxhinieria e Rezervuarit
Laboratori i PVTse dhe Kromatografise
Laboratori i Fluideve Teknologjike
Laboratori i Mekanikes se Fluideve ne Mjediset Poroze